Këshilla & Arsye

July 14, 2017 | 9:42

Si të jeni të sjellshëm me njerëzit që i keni për zemër

1

Bëni gjeste të vogla për miqtë | Qoftë ditëlindja e një miku apo një e hënë e zakonshme, t’u bëni dhurata miqve tuaj është një mënyrë mirësjelljeje për të treguar se sa shumë i keni për zemër. Zgjidhni diçka të veçantë, si një bluzë që mikesha juaj po e hante me sy në një dyqan veshjesh, apo një libër që miku juaj dëshironte të lexonte, apo një disk me muzikë që e dini se do t’i pëlqejë shumë. Në këtë mënyrë do të tregoni se sa rëndësi kanë për ju. Nuk duhet t’i bëni këto gjeste për t’i falënderuar apo për t’i kthyer borxhin, por vetëm për të qenë të edukuar e të sjellshëm.

Ndihmojeni për të pastruar | Në fund të një feste të organizuar nga një mik, një i njohur apo një familjar, duhet që t’i ofroni ndihmën tuaj për të pastruar. Kjo është një mënyrë e sjellshme për t’i treguar dashurinë dhe
për t’i bërë të ditur se e vlerësoni për çdo gjë që bën për
ju. Pasi festa të ketë mbaruar, mblidhuni së bashku me miq të tjerë për të pastruar shtëpinë. Do të jetë shumë argëtuese t’i jepni një dorë ndihmë. Veç kësaj, kjo do të thotë se, kur të jeni ju ai që do të organizoni festën e ardhshme, do të ketë më shumë njerëz të gatshëm për t’ju ndihmuar. Disa do të thonë se nuk kanë nevojë për ndihmë dhe që mund t’ia dalin të vetëm, por me shumë gjasa e thonë këtë vetëm për edukatë. Këmbëngulni në kërkesën tuaj
për ta ndihmuar – gjithnjë nëse nuk kanë një arsye të vlefshme për të mos dashur ndihmë.

Bëhuni një dëgjues i mirë | Një nga mënyrat për të mira për të qenë të edukuar me njerëzit që njihni është të shpenzoni kohë për t’i dëgjuar. Mjaft i dërguat mesazhe dikujt tjetër dhe mos e hidhni vështrimin rreth e qark, ndërkohë që mundoheni të përthithni atë që po ju thotë. Mos e ndërprisni menjëherë dhe lëreni të mbarojë para se të flasë. Mos u mundoni të zgjidhni menjëherë problemin e dikujt, para se të kuptoni të gjithë situatën.
Kjo do të tregojë se sa shumë kujdeseni realisht për të. Kur dëgjoni, mos u mundoni të krahasoni gjithçka me përvojat tuaja personale, pasi do të jepni përshtypjen se jeni aq i ngarkuar për veten tuaj, saqë nuk ju intereson
me të vërtetë tjetri.

 Pyeteni se si shkojnë gjërat | Të pyesni dikë “Si të shkojnë punët?”, duke dashur me të vërtetë të dëgjoni përgjigjen, është një mënyrë e shkëlqyer për të qenë të edukuar me një person. Mos u limitoni ta bëni këtë pyetje
pa i dhënë rëndësinë e duhur, por bëjeni që të tregojë me të vërtetë se ju intereson përgjigjja. Natyrisht mund të jeni më specifikë, duke e pyetur nëse e ka marrë veten nga gripi, se si po shkon me punën e re apo se si po përballet me ndryshimet në jetën e tij. Mos e pyesni një person se si është vetëm për t’u dukur të edukuar. Mundohuni të interesoheni me të vërtetë për të tjerët dhe për ndjenjat e tyre.

Evitoni thashethemet|  Të bëni thashetheme për personat që njihni dhe që i doni, është një keqdashësi e mirëfilltë. Do ta marrin vesh dhe do t’ju konsiderojnë si një njeri që nuk i zihet besë. Nëse doni të jeni vërtet i sjellshëm me personat që i doni fort, mos flisni pas krahëve të tyre. Nëse keni një problem me dikë, më mirë flisni me të në mënyrë konstruktive, se sa ta marrë vesh nga të tjerët. Përhapja e thashethemeve është një veprim imoral që do t’ju bëjë të dukeni si një njeri i keq.

Ndani | Ndarja e gjërave me të tjerët është një veprim jashtëzakonisht i sjellshëm, qoftë nëse bëhet fjalë për të ndarë gjysmën e bukës me një mik apo t’u kaloni shënimet tuaja të punës kolegëve. Edhe të ndani rrobat
me miqtë apo vëllezërit e motrat është një gjest shumë i këndshëm. Kjo nuk do të thotë se duhet t’i lejoni të tjerët t’ju shfrytëzojnë, por do të thotë që është e sjellshme t’i lini njerëzit e tjerë të përfitojnë nga gjërat që keni.
Mos harroni: nuk është një gjest i këndshëm t’i jepni diçka që s’ju pëlqen, por është një gjest shumë i sjellshëm t’i jepni bluzën e preferuar mikut më të mirë.

Lërini të tjerët në vend të parë (të paktën ndonjëherë) | Nuk duhet të lejoni që njerëzit t’ju shkelin me këmbë, duke vënë interesat e të tjerëve në vend të parë. Lejoni që miku juaj të porosisë i pari në restorant. Lejoni që të jetë partnerja juaj të zgjedhë filmin që do të shihni në televizor. Lejoni që motra juaj të hajë akulloren e fundit në frigorifer. Të jeni të sjellshëm, do të thotë të shqetësoheni për njerëzit e tjerë dhe jo vetëm për veten e tyre .

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top