Të jesh një motër e mirë duhesh të jesh tolerante. Duhet durim dhe gatishmëri. Nxitja e marrëdhënieve të mira me vëllezërit tuaj është e rëndësishme, në qoftë se ju doni përkrahjen e tyre.
- Mos harroni ditëlindjet dhe raste të veçanta. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të treguar se ju kujdeseni dhe se vëllai juaj ka rëndësi për ju.
- Mundohuni të zgjidhni diçka që është kuptimplotë për vëllanë tuaj. Për shembull, në qoftë se vëllai juaj është duke luajtur një sport, mendoni për një dhuratë sportive.
- Ndihmoni vëllain tuaj me detyrat e shtëpisë ose punë. Vëllezërit e motrat mund të përfitojnë nga njohuritë tuaja.
- Inkurajoni vëllezërit e motrat të kërkojnë ndihmë. Ky është një tjetër mësim i rëndësishëm i jetës.
- Merrni pjesë në aktivitete jashtëshkollore me vëllanë tuaj.
- Planifikoni udhëtime së bashku. Nëse jetoni larg njëri-tjetrit, qëndroni në kontakt.
- Jini shoqërore me vëllezërit e motrat. Të bërtiturat, ankesat janë mënyra joefektive në komunikim. Nëse mbështeteni në një sjellje të tillë do të bëheni grindavece. Gjeni mënyra të qeta për të bashkëbiseduar.
- Bëjeni rregull, mos vini në lojë vëllezërit e motrat tuaja. Ngacmimi është gërryes në marrëdhënie të ngushta.
- Bëni kompromis. Kompromisi është një ushtrim i dyanshëm.
- Jepni hapësirën e vet vëllait. Koha e kaluar së bashku është e rëndësishme, po kështu është koha e kaluar veç e veç. Ai nuk mund të jetë e tërë bota juaj. Respektojeni, kur vëllai i juaj ka nevojë për të kaluar kohë vetëm dhe kohë me miqtë. Nga ana tjetër, prisni të njëjtën gjë nga vëlla juaj.
/ Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.