Marrëdhënie

April 7, 2018 | 12:23

Si të kaloni kohë cilësore me partnerin?

Ndonjëherë problemi nuk është të duash njëri-tjetrin, por të gjesh kohën për ta thënë dhe për të jetuar këtë dashuri që ndiejmë për partnerin. Fëmijët dhe angazhimet e shumta të punës janë një pengesë për të lënë kohë për ta shpenzuar me njëri-tjetrin, por nëse nuk jemi të kujdesshëm kjo mund të bëhet problem.

Këtu janë 7 mënyra për të qenë në gjendje të shfrytëzoni shumicën e kohës që keni në çifte:

Rikrijoni takimin e parë – Mund të jetë një mënyrë e mirë për të gjetur harmoninë e duhur, kthimi përsëri në vendin ku jeni takuar për herë të parë së bashku!

Organizoni një darkë në shtëpi – Nëse për arsye buxheti është më mirë të mos mendoni për një darkë në restorant, të gatuani vetë një darkë në shtëpi është shumë romantike.

Stërvituni së bashku – Një mënyrë tjetër për të gjetur harmoni mund të jetë të bëheni partner në sport. Ju mund ta sfidoni partnerin në një ndeshje tenisi ose vrapim!

Këmbeni rolet – Nëse keni nevojë për një kujdestar fëmije, por nuk doni të shpenzoni shumë para, kërkojini partnerit për të bërë një shkëmbim: për shembull, ai mund t’i mbajë fëmijët për disa orë, nëse e merrni diku në makinë.

Shfrytëzoni hapësirat kohore – Kur fëmijët janë në pishinë, a e përdorni atë orë për të shkuar në dyqane? Ndryshoni zakonet tuaja në vend të tyre përdorini ato orë për një takim romantik dhe fluturues me partnerin tuaj!

Organizoni pushime – Kur themi organizoni kjo nënkupton që duhet të gjeni një vend që ofron një shërbim për kujdesin e foshnjës apo një klub fëmijësh, në mënyrë që ti dhe partneri yt të keni pak kohë për veten.

Planifikoni një takim të vërtetë – nëse më parë keni qenë për të bërë shumë gjëra: kinema, teatër dhe kështu me radhë: kthejuni përsëri këtij zakoni!

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.pianetadonna.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com