Këshilla & Arsye

January 20, 2017 | 10:24

Si të kapërceni kompleksin e inferioritetit?

Përsëritja e frazave pozitive para pasqyrës është krejtësisht e panevojshme. Në fakt, një studim nga psikologët e Kalifornisë dhe Universiteti Yale tregon se njerëzit të cilët kanë vetëbesim të ulët ndjehen keq, kur ata përsërisin me vete frazat si: “Unë do të kem sukses” “Unë pajtohem plotësisht “… Kapërcimi i kompleksit të inferioritetit kërkon një përpjekje shumë intensive në nivel psikologjik.

2

Përcaktoni se çfarë nuk ju pëlqen

Hapi i parë për zgjidhjen e një problemi është të dish se ekziston, duke u bërë të vetëdijshëm për vështirësinë. Nëse vuani nga një kompleks ju duhet të gjeni atë pjesë që nuk e pëlqeni tek vetja.

Vlerësoni shkallën e dëmtimit

Zakonisht inferioriteti fillon nga një mangësi, dobësi apo defekt, por gradualisht përhapet në të gjithë personalitetin. Kjo ndjenjë ndikon jetën tuaj. Kjo nuk do të thotë të gjeni arsyen për të rënë në depresion, por të kuptoni se në çfarë mase ky kompleks ju ka kufizuar.

Filloni të mendoni në aspektin e diversitetit

Në vend që të krahasoni veten me të tjerët, do të ishte më mirë të filloni të shihni jetën në aspektin e diversitetit. Kjo nuk përcakton nëse jeni i mirë ose i keq, por nxjerr në pah atë që ju bën të veçantë dhe të ndryshëm.

Fokusohuni në atë që mund të përmirësoni

Të qash është kundërproduktive. Ne të gjithë kemi dobësitë dhe kufizimet, është mirë të përqëndroheni në ato zona ku mund të jepni më të mirën.

Jini vetvetja

Në një shoqëri ku çdo gjë është e standardizuar dhe e homogjenizuar, është normale që shumë njerëz të ndjehen keq nga perceptimi se janë të ndryshëm. Por ajo që është absurde është të pretendoni të jeni të barabartë me të tjerët, sepse në këtë mënyrë ju jeni mbytni identitetin tuaj dhe madje edhe vlerat tuaj si person. Shikoni në veten tuaj, zbuloni se kush jeni dhe kini guximin për të qenë të ndryshëm.

Së fundi, mos harroni se nuk ju duhet shumë për të qenë të lumtur. Kur të zbuloni se kush jeni,  do të kuptoni se shumë nga gjërat që dëshironit ishin sipërfaqësore apo utopike. Ju do të kuptoni se lumturia dhe kënaqësia nuk vjen nga jashtë, por nga brenda teje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top