Këshilla & Arsye

February 17, 2018 | 8:34

Si të krijojmë një ambient miqësor në punë?

Duhet pranuar se pavarësisht nëse punësojmë punonjës të pavarur apo menaxhojmë një staf të madh, ne të gjithë duhet të punojmë me njerëz. Por ju do të arrini ta drejtoni mirë kompaninë tuaj  vetëm nëse do të mësoni të krijoni një ambient miqësor dhe marrëdhënie pozitive me kolegët tuaj.

Mbani një qëndrim pozitiv

Kur ju zotëroni një kompani, kolegët dhe punonjësit presin që ju të vendosni për biznesin dhe ambientin e zyrës. Një qëndrim pozitiv është kyç për një vend pune më të rehatshëm dhe më të kënaqshëm. Një qëndrim pozitiv ose negativ gjithashtu ndikon në atë se si konsumatorët tuaj perceptojnë biznesin tuaj, e cila tregon gatishmërinë e tyre për të bërë biznes me ju. Edhe pse jeni ju që vendosni çdo të bëni me biznesin tuaj, përpiquni të zhvilloni një qëndrim pozitiv pasi me kalimin e kohës do të kuptoni se sa e rëndësishme ishte kjo për biznesin.

Trajtoni të gjithë me respekt

Çdokush me të cilin punoni meriton respekt në vendin e punës, edhe kur keni opinione të ndryshme. Shikoni çdo person si një anëtar pa të cilin ekipi nuk do të funksiononte dot. Respektoni faktin se ata kanë mendime dhe mënyra të ndryshme se si e shikojnë botën. Ky respekt ka ndikim në zhvillimin e besimit dhe punës në ekip të cilat do të dërgojnë biznesin tuaj në majë.

Praktikoni dëgjimin aktiv

Komunikimi efikas fillon me dëgjimin aktiv. Inkurajoni kolegët tuaj të ndajnë mendimet e tyre dhe të jenë të hapur pa ndërprerë mendimet tuaja. Për të krijuar një ambient ku të gjithë ndihen sikur po dëgjohen, bëni qasjen tuaj ‘’po, kjo është një mundësi’’ në vend të ‘’jo, ajo nuk do të funksiononte kurrë’’.

Lidhuni në një nivel personal

Krijoni lidhje domethënëse me bashkëpunëtorët tuaj. Shkëmbeni ide dhe mendime personale. Tregoni ndjeshmërinë dhe interesin tuaj për mirëqenien e tyre si njerëz, dhe gjithashtu si kolegë. Merrni kohën për të mësuar më shumë rreth familjeve dhe qëllimeve të tyre. Kur tregoni interes të vërtetë për të tjerët, ju krijoni një vend pune më të lumtur.

Krijoni marrëdhënie jashtë punës

Shkoni për drekë me kolegët tuaj ose planifikoni një dalje për të luajtur ‘’bowling’’ ose një ditë në park. Njihni njëri-tjetrin jashtë zyrës. Ju do të befasoheni kur të mësoni më shumë për njëri tjetrin dhe do të krijoni lidhje edhe më të fuqishme kur të zbuloni se keni interesa të përbashkëta.

Punoni së bashku për një qëllim më të madh

Shumica e njerëzve ndihen mirë kur ndihmojnë të tjerët. Nisni një fushatë bamirëse dhe inkurajoni kolegët tuaj të marrin pjesë në ngjarje të tilla. Në këtë formë ju do të ndërtoni besim dhe do të formoni lidhje. Postoni raporte të rregullta rreth zyrës në buletinin tuaj informativ. Lavdëroni secilin për punën e rëndë dhe dedikimin, të paktën kështu do t’u tregoni punonjësve tuaj se i vlerësoni dhe se e dini se çfarë punë bëjnë.

Falënderoni

Mënyrat e falënderimit janë të shumta, përfshirë këtu lëvdata, njohje, para, shpërblime, karta me dhurata, darka falas, trofe dhe çertifikata arritjesh. Bëhuni liberalë me reagimet pozitive dhe shfaqni mirënjohje kur punonjësit tejkalojnë përgjegjësitë dhe detyrat e tyre.

Të gjithë kanë dëshirë të ndihen të vlerësuar nga ajo që bëjnë çdo ditë. Ofroni respekt, mirësi, sinqeritet, kujdes dhe besim, dhe do t’i korrni shpërblimet shumëfish.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top