FB

February 4, 2021 | 9:00

Si të kujdesemi për ushqimin e fëmijëve në kohën e Covid-19

Me pandeminë e Covid-19, edhe zakonet tona të ngrënies duhet të ndryshojnë, për të përmbushur nevojat e reja të jetës. Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi në shtëpi dhe rreziku i sëmundjes duhet të na çojnë drejt një diete më të shëndetshme, më të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.

Sigurisht, është e domosdoshme të forcojmë mbrojtjen imune të të gjithë familjes, përfshirë fëmijët. Pra, le të zbulojmë se si të kujdesemi për ushqimin e fëmijëve në kohën e Covid-19 sipas këshillave të Spitalit Bambino Gesù.

Rreziku kryesor i situatës aktuale është që duke qenë mbyllur në shtëpi, njeriu bëhet më komod, duke ngrënë më shumë dhe duke lëvizur shumë më pak se më parë. Pra, rregulli i parë do të jetë jo vetëm të mos abuzoni me ushqimin, por edhe ta gatuani atë shëndetshëm. Ne duhet të përfitojmë nga qëndrimi shumë kohë në shtëpi për të sjellë gatime më të shëndetshme dhe më origjinale në tryezë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar ushqyerjen e fëmijëve tanë.

Në dimër, edhe pa Covid-19, mbrojtja jonë imune zakonisht vihet në provë. Prandaj është mirë ta përforconi me zakone të shëndetshme.

Në këtë drejtim, ja se çfarë rekomandojnë ekspertët e Bambino Gesù për fëmijët.

Kontrolli i peshës trupore. Kequshqyerja ndryshon përgjigjen imune kundër viruseve dhe baktereve. Pra, nëse fëmija është nën peshë ose mbipeshë do të përballet me probleme shëndetësore. Në mënyrë të veçantë, kur fëmija është “mbipeshë, ai do të ketë një tendencë për të zhvilluar një reagim të ekzagjeruar inflamator”.

Në rastin e nënpeshës, përgjigjja imune do të jetë më pak e fortë. Sipas asaj që mësohet nga Bambino Gesù “deri më sot ka prova shumë të forta mbi korrelacionin midis mbipeshës dhe ashpërsisë së Covid-19 i cili është 3.6 herë më i rëndë tek pacientët mbipeshë dhe nën moshën 60 vjeç, krahasuar me ata në peshë normale”.

Arsyeja është se mbipesha “e bën trupin të prodhojë molekula të përfshira në reaksionin inflamator që amplifikohet nga infeksioni viral”. Përveç kësaj, mbipesha shoqërohet me funksion të zvogëluar të frymëmarrjes.

Ndiqni një dietë të ekuilibruar. Nga pikëpamja e kalorive, proteinave dhe glikideve, dieta duhet të jetë e ekuilibruar. Nuk duhet të harroni të pini ujë. Të paktën 6 gota për fëmijë dhe 8 për të rritur. Hidratimi është shumë i rëndësishëm edhe në dimër.

Shtesa. Ato duhet të përdoren vetëm me këshillën e mjekëve. Përgjithësisht ato i marrin ata që nuk arrijnë të mbulojnë nevojat ushqyese. Në përgjithësi suplementet bazohen në: mikroelemente të tilla si vitamina dhe minerale, probiotikë dhe ekstrakte të bimëve medicinale.

Bambino Gesù specifikon që mikroelementët duhet të kenë dy karakteristika:

  • “Të prodhohen me teknika farmaceutike që sigurojnë disponueshmëri të mirë nga trupi;”
  • “Të merren për cikle afatmesme deri afatgjata dhe jo një herë.”

Sa i përket probiotikëve, ne mund të lexojmë se ata i përkasin kryesisht llojeve mikrobike të gjinive Bifidobacterium, Lactobacillus dhe Saccharomyces dhe kanë qenë objekt i hulumtimeve eksperimentale dhe klinike që nga viti 1990 për aftësinë e tyre për të modifikuar sistemin tonë imunitar në mënyra të ndryshme”.

Në veçanti, probiotikët ndërveprojnë me bakteret që përbëjnë mikroflorën e zorrëve tona, ose çojnë në prodhimin e substancave që e forcojnë atë, ato konkurrojnë me bakteret shkaktare të sëmundjeve.

Por nëse duhet t’i përgjigjemi pyetjes: “A mund të na ndihmojnë suplementët të trajtojmë më mirë infeksionin Covid-19 ose rrezikun e kontraktimit të tij”, përgjigja është jo.

Në veçanti, Spitali Bambino Gesù shpjegon se: “Suplementët nuk na ndihmojnë në parandalimin e infeksionit të Covid-19 ose shërimin prej tij, megjithëse janë kryer shumë studime në këtë drejtim, fatkeqësisht këto studime janë shkencërisht joadekuate.

Për shembull, mund të përmendim:

Kuercetina, e cila është një përbërje e pranishme te qepa e kuqe, të cilës i është atribuuar aftësia për të bllokuar replikimin e Covid-19″.

Lactoferrin. I pranishëm në qumështin e gjirit, u studiua në kontekstin e Covid-19 për vetitë e tij antivirale, antibakteriale dhe imunostimuluese”.

Vitamina D është më e diskutuara në kontekstin e sëmundjes Neë Coronavirus”. Studimet klinike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i ShBA-së (NIH) kanë treguar rezultate kontradiktore, i cili thotë: “Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e vitaminës D në parandalimin ose trajtimin e Covid”.

Vitamina C luan një rol në uljen e kohëzgjatjes së ftohjes së zakonshme me rreth 8%. Sa i përket Covid-19, janë kryer studime, por NIH përfundoi me rekomandime të ngjashme me ato për vitaminën D”.

Nëse efektet e këtyre substancave duhet të hetohen ende “ajo që është e sigurt është se sistemi ynë imunitar është një sistem shumë kompleks, për të cilin nevojiten mikroelementë të ndryshëm, secili me rolin e tij të veçantë, por që duhet të jenë së bashku për të punuar”.

Çfarë të hani. Tani kemi ardhur tek gjëja themelore. Çfarë duhet të përfshini në dietën e të vegjëlve. Spitali Bambino Gesù shpjegon se duhet të “hani pak nga gjithçka në sasitë e duhura dhe të ndryshme”.

Një truk është që të “përqendrohesh te kombinimet funksionale të ushqimit për të nxitur thithjen e substancave që ato përmbajnë. Për shembull, aromatizimi i perimeve me lëng agrumesh për të nxitur thithjen e hekurit vegjetal, gatimi i bishtajoreve me makarona sepse së bashku ato janë një ushqim i plotë”.

Së fundmi, mos harroni se fëmijët imitojnë, kështu që nëse na shohin se konsumojmë disa ushqime dhe ndjekim disa zakone të shëndetshme edhe ata do të jenë më të prirur t’i respektojnë ato pa imponime.

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top