Këshilla & Arsye

July 27, 2018 | 9:15

Si të kujdeseni për fytyrën në verë?

Lëkura ka nevoje për përkujdesje të veçantë sidomos gjatë muajve të verës dhe zona e fytyrës është ajo që konsiderohet nga dermatologët si më e ndjeshmja për shkak edhe të ekspozimit më të madh.

Ja çfarë duhet të keni parasysh:

Hidhni poshtë të gjitha produktet e skaduara të kujdesit për fytyrën ose ato të cilat nuk i përdorni

Frutat e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D, kontribuojnë për ta mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar.

Në mëngjes mjafton ta shpëlani fytyrën me ujë, pasi veç yndyrës së tepërt nuk keni asnjë papastërti për të larë! (gjithmonë nëse e keni pastruar atë në darkë).

Pas larjes me ujë, mos harroni të aplikoni kremin kundër diellit 30 minuta para se të dilni nga shtëpia! Pasi fytyra ta ketë përthithur, mund të aplikoni dhe make-up. Produktet zgjidhini “jo komodogjenike” pra që nuk ju bllokojnë poret!

Mos harroni syzet e diellit!

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top