Në fokus

November 10, 2020 | 8:21

Si të kuptojmë se sa të stresuar jemi?

Shpesh thuhet se stresi ndikon në trupin tonë. Djersitje, ndryshim të rrahjeve të zemrës, muskuj të shtrënguar. Sidoqoftë, asnjë nga këto sinjale nuk na lejon të përcaktojmë sasinë tonë të stresit. Por falë një studimi shkencor, ne mund të kuptojmë nëse dhe sa jemi të stresuar.

Hormoni i stresit

Hormoni që na lejon të vlerësojmë nivelet e stresit në mënyrë ekselente është kortizoli. Ai prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore gjatë gjithë ditës në përgjigje të stresit. Roli i kortizolit në çrregullime të tilla si depresioni dhe ankthi është ende i paqartë. Ky hormon është shumë i vështirë për t’u matur, testet tradicionale të gjakut, trembin dhe stresojnë shumë pacientë.

Kjo mund të rezultojë në nivele të larta të kortizolit, të cilat nuk pasqyrojnë gjendjen e individit me kalimin e kohës. Ato janë vetëm pasqyra e rritjes akute të kortizolit për shkak të vetë ekzaminimit. Deri më tani, studimi i këtij hormoni nuk ka qenë i lehtë për shkencëtarët.

Një metodë inovative për të zbuluar nivelin e stresit

Për të analizuar nivelet e kortizolit tek individi, mund të analizohen flokët. Kërkohen të paktën 3 cm flokë. Jo të gjithë janë të gatshëm t’i presin flokët aq shumë. Sidoqoftë, falë studimeve të reja, për të zbuluar se sa të stresuar jemi, duhet të kontrollojmë veshin. Zbulimi vjen nga ekipi i udhëhequr nga Andres Herane Vives i Institutit të Neuroshkencës Kognitive të Kolegjit Universitar të Londrës. Studimi i botuar në revistën “Heliyon” u krye në 37 pjesëmarrës që kishin hequr dyllë veshi.

Falë dyllit të veshit ishte e mundur të analizohen sasitë e kortizolit në individ për një kohë të gjatë. Dylli i veshit është në gjendje, të mbledhë më shumë kortizol sesa flokët, duke dhënë rezultate më të sakta. Herane-Vives shpreson që studimi të jetë në gjendje të modelojë korrelacionin midis niveleve të kortizolit dhe çrregullimeve të caktuara si ankthi dhe depresioni. Kjo do t’i bënte diagnozat dhe terapitë më të sakta, si dhe do të hapte një derë për studimin e ndikimit të kortizolit në trupin dhe mendjen e njeriut.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top