Mirëqenie

November 10, 2020 | 8:17

MITRA – zemra e dytë e çdo nëne

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

in-the-womb-of-eternity-dana-lynne-andersen

Ky organ i mahnitshëm është MITRA e një gruaje. Pothuajse të gjitha gratë kanë lindur me këtë organ të mrekullueshëm, por shumica prej nesh kurrë nuk e kanë parë atë.

Është e gjatë rreth 7 cm dhe e gjerë 5 cm. Mitra punon shumë dhe për pjesën më të madhe të jetës sonë, ajo është pothuajse gjithmonë e zënë. Ky organ e zgjeron 100 herë më shumë madhësinë për të akomoduar një embrion.

Çdo muaj ajo vetë-shkatërron, hedh dhe rindërton investimin e saj dhe përmes saj eliminon menstruacionet për shkak të tkurrjeve/kontraktimeve. Dhimbja menstruale është, pra, dhimbje e mitrës dhe jo e vezoreve. Mund të mbajë deri në 150 herë peshën e vet. Është i vetmi organ i aftë të krijojë një organ tjetër: placentën.

Është e lidhur me ju. Është në ankth nëse ju keni ndonjë ankth…, relaksohet gjithashtu nëse edhe ju relaksoheni. Në të njëjtin organ, jeta është e përbashkët, sepse ka gra që me këtë organ, u kanë dhënë jetë deri 15 fëmijëve. Është zemra e dytë e nënës, sepse aty është formuar zemra e fëmijëve të saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top