Mirëqenie

August 22, 2017 | 14:18

Si të kuroni aneminë

Anemia është një mangësi  ushqyese shkaktuar nga mungesa e hekurit, acidi folik dhe vitamina B12, që të çon në nivele të ulta të qelizave të kuqe të gjakut dhe nivele të ulta të oksigjenit në gjak. Simptomat përfshijnë lodhje, dhimbje koke, marramendje, duart dhe këmbët e ftohta, dhimbje gjoksi, probleme me kujtesën, presionin e ulët të gjakut dhe humbjen e flokëve.

1

Anemia ka shumë shkaqe, duke përfshirë humbjen e gjakut (gjatë menstruacioneve), reduktimin në nivelin e erythropoietin (një hormon i prodhuar nga veshkat), shtatzënia, dieta e varfër etj …

Në qoftë se ju vuani nga një mangësi e thjeshtë ushqyese, ka shumë mënyra për të trajtuar aneminë në kushte shtëpiake.

Spinaqi është i pasur me fibra, kalcium, hekur, beta-karoten dhe vitamina A, B9, E dhe C.

Molla është e pasur me hekur dhe panxhari përmban acid folik, fibra dhe kalium. Hani 2 mollë dhe 2 panxhar në ditë.

 Majdanozi është gjithashtu i pasur me hekur, acid folik dhe vitaminë C. Majdanozi i freskët përmban rreth 5.5 mg të hekurit. Është i pasur në vitaminë C, e cila ndihmon trupin për të absorbuar hekur shumë shpejt.

Së fundi, të përpiquni të përdorni farat e susamit, domate, shegë, kungull, rrush, fasule, mish, mëlçië dhe fruta të thata për rezultatet më të mira.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top