Ajo që mendojmë dhe ajo çka themi, dialogu ynë i brendshëm, ka një ndikim vendimtar në jetën tonë. Një mendim i përsëritur shumë herë, me kalimin e kohës, shndërrohet në një bindje dhe bindjet na udhëheqin të vëmë në jetë sjellje të caktuara.
Bëhet fjalë për një koncept të futur në sociologji nga Robert K. Merton në vitin 1948. Ideja bazë është që një opinion, edhe pse i rremë, vetëm për faktin se besohet si i vërtetë e bën njeriun të sillet në një mënyrë të tillë sa ta bëjë realitet. Mendimet tona mund të shndërrohen realisht në limituese, sepse krijojnë bindje të cilave u besojmë verbërisht pa e kuptuar dhe që nuk përfaqësojnë asfare realitetin, por në momentin kur i kthejmë në veprime i shndërrojmë ato në të vërteta. Kur një bindje zë vend brenda nesh, do të jemi të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm për të vepruar që ta kthejmë atë në të vërtetë. Nëse për shembull, paraqitesh në një intervistë pune me bindjen se nuk do t’ju marrin në punë, do të vësh në veprim një seri sjelljesh të pavetëdijshme që do t’ju konfirmojnë këtë bindje. Me shumë gjasa, qëndrimi juaj do të transmetojë pasiguri, zëri do t’ju dridhet e do të jetë i ulët etj
. Të gjithë këta elementë do të përcaktojnë një qëndrim negativ në atë mbledhje punë dhe do t’ju realizohet “profecia” që kishit në mendje para se të hynit në takim. I njëjti mekanizëm funksionon edhe pozitivisht: kur një bindje është pozitive, mund të jetë një aleat shumë i mirë që ju shtyn të vini në veprim gjërat e nevojshme për të arritur objektivat. Për këtë arsye, është e rëndësishme të filloni të “kontrolloni” cilësinë e mendimeve dhe të dialogut tuaj të brendshëm.
1.Dëgjoni zërin e brendshëm ndërkohë që mendoni. Udhërrëfyesi juaj i brendshëm ju shfaq një përqasje më kreative përballë vështirësive të përditshmërisë dhe është çelësi për të përfituar më shumë kthjelltësi, lumturi dhe reziltatet që dëshironi në jetë.
2.Bëni kujdes të gjitha herët kur mendimet tuaja janë të pranishme fjalët apo shprehjet e mëposhtme: “Nuk mundem”, “asgjë”, “nuk do ia dal kurrë mbanë”, “vetëm”, “çdo”, “askush”, “kurrë”. Mundohuni t’i kufizoni në fjalorin tuaj. Në vend të “nuk mundem” mund të mendoni “do mundohem që t’ia dal mbanë”.
3.Nëse perceptoni ndonjë nga fjalët e mësipërme, pyesni veten nëse ai mendim ju bën të ndiheni mirë apo keq.
4.Nëse ju bën të ndiheni keq, transformojeni frazën në një më specifike. Për shembull: “askush nuk më kupton” mund të transformohet në “nuk më kuptuan se çfarë thashë pak më parë”. Përgjithësimet janë procese mendore kushtëzuese që na bëjnë ta shndërrojmë një përvojë specifike në një më përgjithësuese dhe të vlefshme edhe në fusha të tjera.
5.Çdo ndryshim i madh përbëhet nga hapa të vegjël. Filloni të dëgjoni atë që thoni, dalloni mendimet negative dhe veproni për t’i neutralizuar ato. Është një hap i parë i rëndësishëm kundrejt ndryshimit të bindjeve kushtëzuese dhe aspak funksionale për jetën tonë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.