FB

February 27, 2021 | 8:05

Si të mbash gjallë një marrëdhënie në distancë?

Mënyra se si e mban gjallë një marrëdhënie të gjatë në distancë dhe pa pengesa, tregon për një dashuri të pakushtëzuar dhe angazhim të pavdekshëm për njëri-tjetrin. Megjithëse mbajtja e një marrëdhënieje gjallë mund të duket e lehtë për disa njerëz, e vërteta është se, ndonjëherë mund të jetë shumë sfiduese. Kjo është arsyeja pse do të ndaj me ju disa citate këshilluese për t’ju inkurajuar në marrëdhënien tuaj.

1 

“Mënyra më e mirë për të qëndruar në marrëdhënien tuaj është të mbani të tjerët larg marrëdhënies tuaj” – Carlos Wallace

 “Për të trajtuar veten, përdorni kokën; për të trajtuar të tjerët, përdor zemrën tënde” – Eleanor Roosevelt

 “Çdo marrëdhënie është punë” – Bill Hader

 “Në fund të fundit lidhja e marrëdhënies, qoftë në martesë apo miqësi, është biseda” – Oscar Wilde

 “Në marrëdhënie, të gjithë bëjnë gabime. Nëse jeni falur pwr tuajat, mos i merrni për të mirëqena” – Carlos Wallace

 “Problemet në marrëdhënie ndodhin sepse secili person është i përqendruar në atë që i mungon personit tjetër” – Wayne Dyer

 “Kur modeloni marrëdhënien tuaj në lidhje me dikë tjetër, partneri juaj nuk mund të përputhet kurrë me fantazinë” – Nikki Hayley

 “Një marrëdhënie e lumtur përbëhet nga dy falës të mirë” – Nicky Gumbel

 “Testi përfundimtar i një marrëdhënieje është të mos pajtohesh por të mbash duart” – Alexandra Penney

 “Problemi është pjesë e jetës tuaj, dhe nëse nuk e ndani atë, nuk i jepni personit që ju do mjaft shansin që t’ju dojë sa duhet” – Dinah Shore

 “Asnjëherë mos lejoni që një problem që zgjidhet, të bëhet më i rëndësishëm sesa një person që do të dashurohet” – Barbara Johnson

 “Gjithçka që na irriton për të tjerët mund të na çojë në një kuptim të vetvetes” – Carl Jung

 “Dhënia e vërtetë është kur u japim bashkëshortëve tanë atë që është e rëndësishme për ta, pavarësisht nëse e kuptojmë, e pëlqejmë, pajtohemi me të apo jo” – Michelle Weiner-Davis

 “Dashuria nuk është detyrë për frikacakët” – Ovid

 “Nuk është mungesë dashurie, por mungesë miqësie që e bën të palumtur martesën” – Friedrich Nietzsche

 “Kur ndaloni të prisni që njerëzit të jenë perfekt, ju mund t’i pëlqeni për atë që janë” – Donald Miller

 “Një burrë që martohet me një grua për ta edukuar, bie viktimë e së njëjtit mashtrim si gruaja që martohet me një burrë për ta reformuar atë” – Elbert Hubbard

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Ada Jennifer

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top