FB

September 7, 2024 | 7:15

Si të mbështesim një shok i cili gjendet në depresion?

 

Nuk është e pazakontë që njerëzit të kalojnë nëpër faza të ndryshme emocionale – nga gëzimi dhe euforia, në shqetësim, dhe për fat të keq, në depresion. Kur një shok fillon të tërhiqet dhe ndryshon dukshëm, mund të jetë vërtet shqetësuese. Në situata të tilla shpesh ndiheni të pafuqishëm dhe nuk dini si të reagoni. Por e vërteta është: secili prej nesh ka mundësinë të bëjë ndryshimin.

silvana-uka-bushi-465x620

Këtu janë pesë këshilla për të mbështetur një shok në depresion dhe për t’i treguar atij se nuk është vetëm.

Së pari, njihni shenjat e depresionit – Është e rëndësishme të njihni shenjat e depresionit në mënyrë që ndihma juaj të jetë në kohë. Psikologu klinik shpjegon se depresioni shpesh shfaqet përmes ndryshimeve të rëndësishme në humor dhe sjellje. Një shok që kalon nga i lumtur në i trishtuar brenda një periudhe të  shkurtër kohore pa ndonjë arsye të dukshme, bëhet i tërhequr, shpesh është nervoz ose i zemëruar, është i mbyllur brenda vetes, i tërhequr nga shoqëria, mund të vuajë nga depresioni. Shenja të tjera paralajmëruese të cilat tregojnë se shoku juaj po kalon një fazë depresioni janë:

-humbje e interesit për aktivitetet e përditshme,

-lodhje të vazhdueshme,

-vështirësi në përqendrim,

-dhimbje te pashpjegueshme koke ose dhimbje te tjera fizike,

-shpeshherë të vjella,

-ndryshime në peshë,

-mendime për vetëdëmtim ose vetëvrasje.

 

Të rinjtë që kalojnë një periudhë depresioni humbasin interesin dhe dëshirën për gjithçka. Ata izolohen nga shoqëria dhe njerëzit përreth tyre.

kujdesi-mik

Së dyti, shpreh kujdesin tënd dhe ofroi mbështetje – Fillimisht, shprehi, se vëren që ai nuk ndihet mirë dhe se ka qenë i mërzitur kohët e fundit. Mund ti kërkosh gjithashtu te flisni bashkë. Tregohu i gatshëm për ta dëgjuar. Mund ti thuash: “Më lejo të të ndihmoj në çdo mënyrë që mundem. Nëse dëshiron të flasësh, jam këtu për të dëgjuar.” Të mbështesësh një shok me depresion do të thotë, mbi të gjitha, të jesh dëgjues i mirë dhe të tregosh ndjeshmëri. Ti duhet t’i sinjalizosh shokut tuaj se jeni aty për atë dhe pa e gjykuar. Dëgjimi me empati dhe duke i dhënë atij hapësirë për të shprehur ndjenjat e tij, mund ta ndihmojë atë të kuptojë më mirë ashpërsinë e situatës së tij.

Mbështetja e një të riu që vuan nga depresioni është një proces që kërkon durim, mirëkuptim dhe kujdes të vazhdueshëm.

 

Së treti, çfarë duhet shmangur? – Ka disa veprime ose fjalë që duhet t’i shmangni kur flisni me shokun tuaj në depresion, në mënyrë që të mos përkeqësoni situatën. Sipas një psikologu, këshillat sipërfaqësore si “mendo pozitivisht” ose “shko për një shëtitje se të bën mirë” shpesh herë mund të rrisin ndjenjat e izolimit dhe të paaftësisë së shokut tuaj. Krahasimet me të tjerët ose dhe me veten tuaj gjithashtu, nuk janë të dobishme, dhe mund ta bëjnë shokun të ndihet i keqkuptuar.

Është shumë e rëndësishme të respektoni kufijtë e tij dhe të mos e shtyni atë të bëjë gjëra që e bëjnë të ndihet në siklet dhe i pasigurt.

kujdesi-mik1

Së katërti, inkurajojeni shokun te marrë ndihmë profesionale – Të inkurajosh një shok që është në depresion të kërkojë ndihmë profesionale, është një hap i rëndësishëm për mirëqenien e tij. Ja disa mënyra se si mund ta bësh këtë me kujdes dhe ndjeshmëri:

-Përmend Ndihmën Profesionale: Me shumë kujdes sugjeroji që të marrë ndihmë profesionale, duke i bërë të qartë se ndonjëherë, biseda me një profesionist mund të jetë shumë ndihmuese dhe se Psikologët kanë mjetet dhe njohuritë për ta ndihmuar atë në mënyra të veçantë.”

-Elimino Stigmën: Shpjego se kërkimi i ndihmës është një hap i fortë dhe pozitiv, jo një shenjë dobësie. Mund t’i thuash atij që të gjithë ne kemi nevojë për ndihmë në momente të caktuara.

– Duhet të jesh i durueshëm: Kupto që mund të mos jetë i gatshëm të kërkojë ndihmë menjëherë. Ji i durueshëm dhe vazhdo të jesh mbështetës.

Nëse shoku juaj nuk është ende gati të kërkojë ndihmë, respektojeni. Sigurohuni që ai ta dijë që jeni aty për të.

kujdesi-mik2

Së pesti, ballafaqimi me vetëdëmtimin dhe mendimet për vetëvrasje – Nëse vëreni shenja të vetëdëmtimit ose mendimeve për vetëvrasje tek një shok, është thelbësore të veproni shpejt dhe me kujdes. Një psikolog shpjegon se është e rëndësishme të merren seriozisht shenjat, sado të vogla të duken. Duhen bërë pyetje të drejtpërdrejta, por të kujdesshme për të kuptuar më mirë situatën. Është gjithashtu e rëndësishme të mos bëni premtime për fshehtësi dhe të kërkoni ndihmë urgjente nëse shoku juaj është në rrezik.

Veprimet tuaja të kujdesshme dhe të shpejta mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e dikujt që kalon një krizë të tillë.

Duke ndjekur këto këshilla, ju mund t’i ofroni mbështetje dhe shpresë një shoku që po lufton me depresionin. Mos harroni se në situata si kjo, shpesh nuk janë gjestet madhështore ato që kanë rëndësi, por prania dhe kujdesi i vazhdueshëm që tregoni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top