FB

April 15, 2024 | 7:16

Si të mbrohemi nga manipulimi mendor?

Nuk ka vetëm dhunë fizike. Ekziston edhe ajo psikologjike. Shpesh është një manipulim i vërtetë mendor që përfshin njerëz të cilët, në një moment të caktuar të jetës së tyre, marrin rolin e viktimave dhe nuk janë në gjendje të reagojnë ndaj sulmuesve të tyre. Por ka mënyra për ta njohur këtë lloj dhune. Dhe gjithashtu ata që duhet ta heqin qafe atë përgjithmonë.

manipulimimendor

Manipulimi mendor është një mënyrë, e përdorur në mënyrë delikate dhe ndonjëherë edhe pa vetëdije, për të nxitur të tjerët të kryejnë veprime ose të thonë gjëra të ndryshme nga vullneti i dikujt. Individi që përdor këtë lloj dhune psikologjike (sepse për këtë bëhet fjalë), synon të kënaqë nevojat e veta edhe në kurriz të të tjerëve. Barbel Mechler, i cili është marrë me viktima të manipulimit psikologjik për më shumë se 10 vjet, na shpjegon në librin e tij “Të rrethuar nga psikopatët”, se këta njerëz në të vërtetë adoptojnë modele të parashikueshme të sjelljes. Dhe, pasi të kuptohen këta mekanizma, ata vetë mund të përdoren kundër tyre për t’i hequr qafe përgjithmonë.

 

Jemi të rrethuar nga psikopatë

Manipulimi i një personi është një veprim që mund të bëhet edhe në mënyrë të pandërgjegjshme. Shembuj janë rastet e atyre personave që pa e kuptuar i shtyjnë të tjerët të kryejnë veprime të caktuara. Për shembull, një nënë që dëshiron që fëmija i saj ta ndihmojë me punët e shtëpisë, nëse një kërkesë e qartë nuk funksionoi, mund të zbatojë një lloj shantazhi emocional. Domethënë, mund të dërgonte mesazhe pasive-agresive, të tilla si: ‘nëse do të më doje vërtet, nuk do ta bëje këtë’. Fraza të tilla mund të duken të padëmshme, por, në realitet, ato mund të shkaktojnë një ndjenjë faji te personi tjetër që do t’i shtyjë ata të plotësojnë kërkesën e bërë. Ata që përdorin këto teknika të manipulimit mendor, edhe nëse nuk e kuptojnë plotësisht, duan të marrin një pozicion pushteti në një marrëdhënie. Siç tregon qartë shembulli, shantazhe emocionale të këtij lloji u kanë ndodhur të gjithëve, ose të paktën me raste. Dhe ne të gjithë, herë pas here, kemi qenë të manipuluar dhe herë të tjera vetë manipulues. Një çështje krejtësisht tjetër është kontrolli aktual mendor që disa individë të çekuilibruar mund të ushtrojnë vullnetarisht mbi të tjerët, duke përfituar prej tij dhe duke shijuar situatën e krijuar. Për disa individë, manipulimi i njerëzve është një praktikë aq e rrënjosur në qenien e tyre, saqë është edhe pjesë e strukturës së personalitetit. Bëhet fjalë për individë me konotacione psikopatike, jo në kuptimin psikiatrik të fjalës, por me predispozita antisociale dhe të karakterizuar nga një narcisizëm i theksuar. Por si të njihni një person të tillë? Karakteristika themelore e njerëzve që veprojnë në këtë mënyrë është besimi se gjithçka u takon atyre. Individë të tillë nisin nga supozimi se ata ‘meritojnë’ që të tjerët të bëjnë të gjitha sakrificat e mundshme për ta dhe, një gjë e pabesueshme të mendosh për dikë që nuk është pjesë e kategorisë, pa shprehur as falënderime në këmbim. Ata nuk kanë ndjeshmëri dhe shpesh kanë një ndjenjë morale kontradiktore dhe nuk i kuptojnë apo ndajnë rregullat më të zakonshme shoqërore. Zakonisht, viktimat e këtyre njerëzve janë ata më naivët dhe më të besuarit, të cilët janë lehtësisht entuziastë dhe, për rrjedhojë, do të priren ta kuptojnë shumë vonë se janë ‘përdorur’ në mënyrë oportuniste. Si të mbroheni nga manipulimi mendor?

 

MBANI PARASYSH METODAT E IMITIMIT – Mos harroni teknikat e pasqyrimit dhe mënyrat për të fituar besimin e njerëzve, të përshkruara më sipër. Nëse praktikoni t’i vini re këto modele sjelljeje te njerëzit e tjerë, pak nga pak do të jeni në gjendje të “ruani shpinën” jo vetëm nga manipuluesit e vërtetë, por edhe nga njerëzit e rremë dhe të këqij.

 

DËGJONI VETEN – Trupi juaj gjithmonë dërgon sinjale. Zorra është truri ynë i dytë, qelizat nervore që gjenden aty e bëjnë atë veçanërisht të ndjeshme ndaj situatave dhe emocioneve të ndryshme që përjetojmë. Nëse ‘ndieni’ se diçka nuk shkon, mos e ‘likuidoni’ emocionin tuaj duke pretenduar se nuk ka ekzistuar kurrë. Nëse ndiheni të manipuluar largohuni menjëherë.

 

BËHUNI MË TË VETËDIJSHËM PËR MENDIMET DHE MEKANIZMAT TUAJ MENDORË – A e dini se mund të mësoni t’i shihni mendimet tuaja ashtu siç janë dhe të mos i merrni ato për realitetin e pastër për t’i besuar verbërisht? Mënyra më e mirë për të ‘stërvitur veten për t’i vëzhguar ato’ është meditimi. Në mëngjes, sapo të zgjoheni, në vend që të katapultoni veten nga krevati ose të flini pak më shumë, merrni 5 minuta: Uluni në një pozicion të rehatshëm. Vendosni një kohëmatës. Përqendrohuni në frymën tuaj. Ndjeni ajrin e ftohtë që hyn në hundë dhe ajrin e ngrohtë që largohet. Sa herë që vjen një mendim, shikojeni atë të lindë dhe më pas të zhduket nga mendja juaj, si një re në qiell. Në fund të 5 minutave, gjeni kohë për t’u ‘rikthyer në jetën tuaj të zakonshme’, çohuni me qetësi, lëvizni ngadalë ekstremitetet dhe shijoni ndjenjën e rilidhjes me veten.

 

MËSONI T’I SHIHNI GJËRAT NGA NJË KËNDVËSHTRIM TJETËR

Nëse jeni të zhytur në situatë manipuluese, ose e ‘rijetoni’ atë në kujtimet tuaja të mëvonshme, përpiquni të imagjinoni dikë tjetër që vjen për të parë skenën. Një i huaj shfaqet papritmas dhe shikon se çfarë po ndodh. Çfarë mund të shihte? Me siguri do të vini re detaje të tjera që nuk i kishit menduar dhe që do t’ju japin informacione të dobishme se si po silleshit në atë moment për t’u ‘manipuluar’ dhe si po sillej bashkëbiseduesi juaj.

 

PRANO SE E KE GABIM – Ju nuk jeni perfekt, ashtu si të gjitha qeniet e tjera njerëzore. Nëse ndodh që të manipuloheni, mos e dënoni veten. Është gjëja më e keqe që mund të bëni dhe mund t’ju çojë drejt një manipulimi të ri. Në vend të kësaj, mos e gjykoni veten negativisht, pranoni atë që ka ndodhur dhe përpiquni të mësoni prej saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top