Këshilla & Arsye

April 26, 2018 | 13:28

Si të mbrohemi nga rrezet e dëmshme të diellit?

Temperaturat e larta dhe koha me diell duket sikur ka sjell verën para kohe. Fundjavat kanë bërë që shumë persona t’i jenë drejtuar plazhit. Por me nisjen e kohës me diell shfaqen dhe shumë probleme me lëkurën.

Rrezet e diellit, si dhe ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj tyre sjell shumë komplikacione. Megjithatë dermatologët japin disa këshilla se si t’i shmangni ato.

Ja disa nga këshillat e specialistëve të shëndetit:

1-Mbani syze dielli

2-Kremin kundra diellit vendoseni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia

3-Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16

4-Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare

5-Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi

6-Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut)

7-Shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje

8-Uji i detit bën mirë për gjëndrat tiroide

9-Nxehtësia e verës kuron veshkat

Ndërkohë nuk duhet të harrojmë se:

-5 orë në ditë, gjatë verës, janë tepër të dëmshme për lëkurën. Bëhet fjalë për orën 10 të mëngjesit deri në orën 3 të mesditës. Gjatë kësaj kohe mjekët rekomandojnë që njerëzit dhe veçanërisht fëmijët të mos dalin nga shtëpia.

-30 minuta para se të dilni nga shtëpia, duhet të përdorni kremin kundër diellit. I cili sipas mjekëve duhet vënë në të gjithë trupin, jo vetëm në fytyrë.

-Sytë mbrohen 99 % nga syzet e diellit, pikërisht për këtë arsye, rekomandohet që të gjithë njerëzit, pavarësisht nga grupmosha duhet të përdorin syze gjatë ditës, madje edhe në vjeshtë dhe dimër.

-15 minuta mjaftojnë që lëkura të dëmtohet nga dielli. Efektet negative të djegies vihen re vetëm 12 orë pas dëmtimit të lëkurës, kjo e bën të vështirë për njerëzit ta kuptojnë se rrezet që marrin janë të tepërta ose jo.

-34 ͦ celsius duhet të jetë temperatura e ujit në det ose në pishina që njerëzit të mund të lahen pa problem dhe pa frikë, temperaturat më të larta ose edhe më të ulëta janë të dëmshme për lëkurën.

Burimi / http://www.intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top