Këshilla & Arsye

November 7, 2017 | 11:54

Si të menaxhoni stresin? Rregulla të dobishme për t’u ndjekur

Ne do të fillojmë me të vërtetën – Është praktikisht e pamundur të shmangim plotësisht stresin.

Por mos u shqetësoni! Duke ndjekur disa rregulla të thjeshta, fjala stres do të zhduket nga fjalori juaj përgjithmonë!

1

Çlirohuni çdo ditë nga presioni! Mungesa e kohës nuk është justifikim që të mos kaloni 15 minuta në ditë me veten tuaj. Merrni pak kohë për  aktivitetet që ju pëlqejnë, dilni me miqtë, lexoni një libër të mirë, bëni joga … bëni diçka që ju ndihmon për t’u çlodhur.

Kontrolloni kohën tuaj! Ju mund t’i përballoni detyrat lehtë nëse jeni i organizuar. Përcaktoni rëndësinë e tyre për të vendosur se kur dhe si t’i bëni ato.

Bëni shtratin tuaj mbretërinë tuaj! Ju duhet të kujdeseni që të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe cilësor. Sigurisht, ju do të flini më mirë në qoftë se ju merrni një dyshek dhe jastëk cilësor.

Bëni ushtrime të rregullta! Zgjidhni çfarë të bëni për kënaqësi! Aktiviteti fizik nuk është i mirë vetëm për trupin tuaj, por edhe i mirë për mënyrën se si ndiheni. Është e mjaftueshme të ushtrohesh 15 deri në 30 minuta tri herë në javë.

Fol! Mbajtja e emocioneve dhe zhgënjimit rrit stresin.  E folura ndihmon, kështu që do të qartësoni mendjen tuaj dhe të hiqni barrën që mbani mbi vete.

Qeshja është shëndeti! Qesh sa më shumë që të jetë e mundur dhe përdorni plotësisht mushkëritë tuaja.

Të menduarit pozitiv bën mrekulli!Përqëndrohuni në pikat e forta dhe përpiquni të gjeni diçka të mirë në çdo situatë. Siç e dini, pas shiut dielli gjithmonë shkëlqen.

Përsosja ekziston vetëm në kokën tonë! Pse duhet të jesh i përsosur? Ju nuk keni nevojë të jeni gjithmonë të drejtë. Ndonjëherë të gjithë gabojnë. Sa më shpejt ta pranoni atë, aq më e lehtë do të jetë. Pranoni që ju dhe të tjerët bëni gabime.

Falja është një balsam për shpirtin! Thjesht mendoni se sa shpesh ju zemëroheni. Në punë, në shtëpi, në supermarket, në bankë … A ndryshon ndonjë gjë kur zemëroheni? Jo! Zemërimi dhe pakënaqësia vetëm ju lëndojnë. Mos u zemëro dhe mëso të falësh.

Kombinoje punën me argëtim! Mos u mbytni në punë, sigurohuni që ju keni pasuruar jetën personale. Nëse praktika juaj e zakonshme është që të kaloni orë të gjata në punë, duhet të pyesni veten se çfarë keni nevojë për të ndryshuar jetën tuaj dhe për çka jeni duke vrapuar?

Ushqim i shëndetshëm për një trup dhe mendje të shëndetshme! Sigurohuni të hani një shumëllojshmëri ushqimesh ushqyese. Shmangni ushqimin e shpejtë. Hani shumë perime dhe fruta. Kufizoni nikotinën, alkoolin dhe kafeinën!

 

Njihni veten dhe botën rreth jush! Shikoni përgjigjet tuaja në situata stresuese dhe përpiquni të reagoni ndryshe herën tjetër. Mësohuni për rrethanat mbi të cilat nuk keni ndikim dhe nuk mund të ndryshoni!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top