Këshilla & Arsye

May 2, 2017 | 11:24

Si të ndihmojmë fëmijën në hapat e parë?

Hedhja e hapave të parë të fëmijës është një hap para drejt të qenit më i pavarur. Fëmija si fillim mund të zvarritet dhe më pas ai fillon të bëjë hapat e parë, gjë e cila lidhet e një maturim të rritjes fizike dhe mendore. Për ta ndihmuar fëmijën të ecë prindërit mund të bëjnë disa veprime të caktuara të cilat janë:

1Rrethorja

Rrethorja është një instrument që nuk këshillohet të përdoret tek fëmijët që kanë një zhvillim normal, por zakonisht rekomandohet të përdoret tek fëmijët që kanë një peshë të madhe trupore. Megithatë fjala jonë nuk duhet të kundërshtojë një zgjedhje që ju tashmë e keni bërë, dhe nëse është këshu duhet të tregoni kujdes që fëmija të mos rrëzohet.

I jepni dorën

Në momentin që i jepni dorën për ta ndihmuar duhet edhe t’i flisni për ta stimuluar. Është mirë që këto veprime t’i bëni anash një kolltuku apo divani në mënyrë që ai ta ketë edhe një mbështetje tjetër.

E stimuloni

Është e rëndësishme të stimuloni fëmijën edhe të lëvizë. I vendosni një objekt lart apo larg tij në mënyrë që duart dhe këmbët e tij të mësohen të lëvizin. Ata do të fillojnë të bëjnë hapa të vegjël në mënyrë spontane duke mësuar gjithashtu edhe këmbët dhe shpinën me sforcimin.

Qëndroni gjithmonë para tyre

Në momentin që fëmija ndihet pak më i sigurt e lini të hedhë hap ate vegjël duke u mbajtur pas divanit apo krevatit ndërsa ju qëndroni para tij.

Nëse bie e inkurajoni sërish

Sapo ka rënë duhet ta ngushëlloni dhe qetësoni pasi kjo është shumë normale të ndodhë. Fëmija në këtë moment është i trembur pasi ishte duke bërë diçka të re dhe nuk ja ka dalë. Këtë frikë nuk duhet ta lejoni të bllokojë fëmijën, por duhet ta stimuloni sërish të ecë.

Burimi: Pernenat

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top