Lifestyle

May 2, 2017 | 11:40

Si të zgjidhni buzëkuqin e duhur

2

1.Të kurosh imazhin me disa truke është diçka shumë e rëndësishme për femrat sidomos.

Grimi ndihmon jo vetëm për të qenë bukur, por edhe shumë tërheqëse. Për shembull, mund të konturojmë sytë me një rimel të zi, mund të përdorim pak grim te mollëzat, ose nëse dëshirojmë t’i bëjmë buzët më të bukura dhe mishtore, mund të përdorim buzëkuq. Megjithatë, nëse dëshirojmë një të kuq të fortë, duhet të zgjedhim përsosmërish atë që u shkon më shumë personalitetit tonë. Në këtë guidë, në fakt, ju propozojmë si të zgjidhni buzëkuqin e duhur.

2.Të domosdoshmet.

Sigurohuni që i keni në duar Buzëkuq, laps, pastrues, sapun të butë, gjalpë kakaoje

3.Faktori i parë që duhet ta konsiderojmë shumë, është ngjyra e lëkurës tonë.

Nëse ajo është shumë e errët, sugjerimi është për të zgjedhur buzëkuq me tonalitet sipas lëkurës apo të kuqe të fortë. Në fund, nëse lëkura juaj nuk është as shumë e errët, as shumë e çelur, përdorni një buzëkuq me tonalitetin e një ngjyre të ndërmjetmi. Rëndësi ka që të përzgjidhni midis një buzëkuqi që ka në përmbajtje të tij, elementë
hidratues. Në këtë mënyrë do të jeni të qarta se nuk do t’i dëmtoni buzët tuaja. Ndërkaq, nëse dëshironi të mbani buzëkuq, duhet të keni kujdes nga grimi i pjesëve të tjera të fytyrës, për të mos krijuar kontraste ngjyrash, që bien shumë në sy.

4.Kontrolloni paketimin e buzëkuqit që keni, që nuk ka përmbajtës që dëmtojnë buzët tuaja, apo për të cilat nuk jeni alergjike. 

Gjithashtu shmangi rastet e shpenzimit të buzëkuqeve me origjinë të dyshimtë. E rëndësishme gjithashtu është edhe blerja e një lapsi të mirë buzësh, i cili mund të aplikohet me buzëkuqin. Nëse buzët janë të plasaritura apo dëmtuara, buzëkuqi mund të bëhet i pakëndshëm. Ndaj paraprakisht pastrojini buzët me ujë dhe sheqer për t’i lehtësuar ato. Mandej përdorni scrub-in përkatës për të paktën 20-30 sekonda. Pas këtij veprimi, mund t’i lyeni me buzëkuqin që ju shkon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top