Këshilla & Arsye

February 16, 2018 | 12:58

Si të përballoni pa stres një dietë

Më shumë se një dietë ushqimore, heqja e kileve të tepërta është një regjim që na detyron të respektojmë disa rregulla të të ushqyerit dhe që duhet të zbatohen vazhdimisht…

1. Përpiquni të gjeni shkakun e kileve të tepërta

Përgjigjja nuk do të jetë e vështirë: hani shumë/hani keq. Kur marrja e kileve të tepërta nuk ka shkaqe mjekësore, kjo mund të jetë e lidhur me stresin si një e keqe që shumë besojnë se mund ta kalojnë duke ngrënë. Të fillosh një regjim është rasti të merresh paksa me veten, të mendosh dhe të kërkosh arsyet se çfarë rëndësie e vlere ka ushqimi dhe pse ju tundoheni kaq shumë nga ai. E kështu ju mund të gjeni rrugët për të shmangur joshjen e të ngrënit (mund të hani diçka me më pak kalori, mund të rini më pas 1 orë pa futur gjë në gojë e të shihni nëse dëshira do t’ju largohet apo do të jetë gjithsesi e njëjtë).

 

2. Mbani nën kontroll  trupin tuaj

Të fillosh një regjim kërkon shpeshherë të jesh e rreptë me trupin tënd. Megjithatë, një regjim ushqimor nuk është një ndëshkim që i bën vetes, por një edukim për mënyrën se si duhet të ushqehesh: duke i dhënë trupit atë çfarë për të cilën ai ka nevojë për të funksionuar normalisht, as shumë, por as pak sigurisht. Të mbash e të respektosh një regjim dobësimi kërkon durim; asgjë nuk mund të arrihet në mënyrë spektakolare në pak ditë. Kujdes! Një veprim i tillë më shumë do t’ju dëmtonte sesa do t’ju ndihmonte!

 

3. Kontrolloni frustrimin gjatë një regjimi ushqimor

Përpiquni në maksimum të respektoni shijet tuaja! Mënyrat e të ushqyerit janë pjesë e identitetit tonë, janë të lidhura me historinë tonë personale, me kulturën. Nëse për t’u dobësuar ju do t’i ndryshonit plotësisht ato, nuk do të rezistoni dot gjatë. Përpiquni të gjeni një kompromis ndërmjet “ideales” dhe zakoneve tuaja të të ushqyerit, sigurisht duke mos e tepruar, por pa hequr megjithatë dorë për një kohë të gjatë nga ai ushqim që ju e pëlqeni shumë. Do të ishte mirë që në vendimin tuaj për të filluar një regjim ushqimor, apo edhe për ta mbajtur atë, të mbështeteshit tek një mik, një mikeshë, bashkëshorti apo një i afërm tjetër i juaji, i cili pse jo mund t’i bashkohej edhe ai (ajo) më pas kësaj eksperience të re tuajën. E kjo do ta bënte më të lehtë çdo gjë për ju.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top