Studim

February 16, 2018 | 12:45

Studim / Fëmijët e marrin zgjuarsinë nga nëna

Sipas një studimi, të gjitha zgjuarsitë e fëmijës vijnë nga mamaja, pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo.

Gratë kanë kromozomin XX dhe burrat kanë kromozomin XY. Një kromozom është si një hard drive, që jeton në qelizat tona. Ajo transporton gjenet tona tek pasardhësit tanë.

Dhe sipas këtij studimi, inteligjenca jonë vjen nga kromozomet X me të vërtetë të rëndësishme dhe meqë nënat ton kanë dy prej tyre, dyfishi i inteligjencës sonë vjen nga ana e nënës.

I njëjti studim tregon se kromozomet XY kontribuon në aspektin fizik të fëmijëve tuaj. Natyrisht, këto teste janë bërë të gjitha në minj, por ky informacion vlen edhe për njerëzit.

Sipas Psikologjisë Spot, “Ata që kishin një dozë shtesë të gjeneve të nënës krijuan një kokë dhe tru më të madh, por kishin trupa të vegjël. Në anën tjetër, ata me një dozë shtesë të gjeneve atërore kishin trurin e vogël dhe trupa më të mëdhenj”.

Por nuk është e gjitha vetëm shkenca, ajo që krijon gjenitë.

“Rëndësia e marrëdhënies emocionale për zhvillimin e trurit është demonstruar nga studiuesit në Universitetin e Uashingtonit, i cili për herë të parë zbuloi se një lidhje e sigurt dhe dashuria e nënës janë vendimtare për rritjen e disa pjesëve të trurit. Këta studiues kanë analizuar për shtatë vjet mënyrën se si nënat lidhen me fëmijët e tyre dhe kanë gjetur se kur mbështesin emocionalisht fëmijët e tyre dhe në mënyrë adekuate ato kanë plotësuar nevojat e tyre intelektuale dhe emocionale, në moshën 13-vjeçare hippocampus e fëmijëve ishte 10% më e madhe se ajo e fëmijëve të cilët me nënën e tyre kishin një lidhje emocionalisht të largët. Hippocampus është një zonë e trurit që lidhet me kujtesën, të mësuarit dhe reagimin ndaj stresit “.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.popsugar.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top