Këshilla & Arsye

December 1, 2017 | 9:23

Si të prefeksiononi artin e “përshtypjes së parë”

Studimi i mëposhtëm është kryer në Shkollën e Biznesit në Harvard, nga psikologja Amy Cuddy, i cili është marrë me hulumtimin dhe ndikimin e “përshtypjes së parë” për dhjetë vjet me radhë. Sipas saj dhe grupit të punës, dy janë pyetjet e para që ne bëjmë sapo i kemi njohur njerëzit:

• A mund t’i besoj këtij personi?
• A mund t’i respektoj unë aftësitë e tij?

Sipas këtij studimi, 80-90 për qind e të anketuarve e bazojnë përshtypjen e tyre të parë në këto dy pyetje, shkruan Monitor. Në përgjithësi ne besojmë se aftësia e një personi është një prej faktorëve më të rëndësishëm, por ky studim e ka hedhur atë poshtë dhe e ka zëvendësuar me besim, duke e nxjerrë atë si një prej faktorëve më të rëndësishëm.

Më poshtë do të lexoni 5 këshilla sesi të lini një përshtypje të parë sa më të mirë:

1. Lëreni personin që po takoni që të flasë ai i pari

Lëreni personin tjetër që të drejtojë bisedën, dhe gjatë bisedës ju mund t’i bëni edhe të gjitha pyetjet që doni. Kjo është lëvizja e duhur për të krijuar besimin tek bashkëbiseduesi.

2. Përdorni një gjuhë trupi pozitive

Gjatë takimit të parë duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos bëni lëvizje të cilat mund të interpretohen si negative. Nuk duhet të shikoni në vazhdimësi orën, të kryqëzoni duart, të mos e shikoni tjetrin në sy, janë disa nga lëvizjet që duhet të përpiqeni t’i shmangni.

3. Mbajeni larg celularin

Është e pamundur që ju të krijoni besim tek personi tjetër nëse nuk ia ndani sytë celularit tuaj. Asgjë nuk i nervozon më shumë njerëzit, sidomos gjatë një interviste pune, sesa mungesa e vëmendjes dhe shikimi në vazhdimësi i celularit.

4. Diskutimi i çështjeve jo shumë të rëndësishme

Edhe pse mbase mund të tingëllojë disi çuditshëm, diskutimi i çështjeve jo shumë të rëndësishme është një prej mënyrave më të mira që e gjithë biseda të shkojë sa më mirë dhe mbi të gjitha që të krijohet edhe një përshtypje e mirë.

5. Praktikoni dëgjimin aktiv

Dëgjimi aktiv do të thotë që të përqendroheni shumë në atë çka është duke thënë bashkëbiseduesi juaj. Bërja e pyetjeve të ndryshme herë pas here e përforcon bindjen që ju jeni duke e dëgjuar atë me vëmendje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top