Këshilla & Arsye

May 6, 2017 | 16:27

Si të qetësoni dhimbjet e gjoksit gjatë procesit të ushqyerjes, ja problemet më të shpeshta

Gjatë ushqyerjes me gji ju do të mund të përballeni me situatat e mëposhtme. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë menjëherë. Është e rëndësishme të kuptoni se çfarë po ndodh në trupin tuaj për të qënë në gjendje të mësoni si të veproni. Thitha të ndjeshëm dhe të dhimbshëm Ditët e para, thithat tuaja janë shpesh të ndjeshme dhe ndonjëherë të dhimbshme. Kjo ndjeshmëri e madhe është krejtësisht normale. Ajo është më e madhe 3 ditët e para dhe kalon në përgjithësi pas 8 ose 10 ditësh.

gjirikwr

Ardhja e qumështit të vërtetë (maturuar)

Ky fenomen i mbushjes së gjirit me qumësht shfaqet afërsisht 3 ditë pas lindjes, ndonjëherë edhe më vonë. Temperatura e juaj trupore mund të rritet lehtësisht.

Të çarat

Janë lezione të vogla të thithave që shpesh shfaqen në ditët e para të ushqyerit me gji. Ato janë të dhimbshme dhe mund të infektohen. Për të zvogëluar shfaqjen e tyre, kujdesuni veçanërisht për pozicionimin e mirë të bebes në gji.

Pengimi

Është një tension shumë i dhimbshëm i një ose dy gjinjve. Në këtë rast ata janë të nxehtë, të dhimbshëm dhe të tendosur. Pengimi mund ta bëjë pirjen e gjirit të vështirë, pengon rrjedhjen e qumështit dhe shoqërohet nga shenja të tjera (të dridhura, dhimbje, ethe etj).Këto ndjesi mund të shfaqen në çdo moment së të ushqyerit me gji por mbi të gjitha kur pirjet janë shumë të shkurtra, të pakta në numër ose shumë të larguara nga njëra­tjetra. Për të lehtësuar tensionin e gjinjve, mos hezitoni ta vini shpesh beben tuaj në gji. Një lehtësim efikas mund të sjellin masazhet e areolës dhe dushet e nxehta për të lehtësuar rrjedhjen e qumështit.

Mastiti

Është inflamacioni i gjirit i cili ndonjëherë mund të kalojë në infeksion. Mastiti në përgjithësi nuk i prek njëherësh të dy gjinjtë. Një pjesë e gjirit është e kuqe, e nxehtë dhe e dhimbshme. Këtyre simptomave lokale mundet ndonjëherë t’i shtohen të tjera si temperaturë, të dridhura, dhimbje, lodhje. Nëna duhet të pushojë, pushimi është thelbësor. Kontrolli tek mjeku është shumë i rëndësishëm. /pernenat.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top