FB

January 24, 2022 | 8:13

Si të rrisim fëmijë të shëndetshëm? Këshilla përvoje nga pediatre Lira Gjika

Nga Lira Gjika, mjeke pediatre

 

 

Të rritësh mirë një fëmijë do të thotë që prindërit: – Të mos e ushqejnë me zor dhe vend e pa vend. Të mos e shohin se është bërë pis, por që është kënaqur duke luajtur e eksploruar. Të mos tremben kur luan me ujë apo në shi, por jo ta harrojnë pasi janë të zënë me smartphon-et.

01

Të mos kenë frikë se ftohet dhe, për të qenë prindërit të qetë, e veshin trashë.

Të mos e puthni pa e pyetur.

Të mos dallojnë ato që nuk bën.

Të mos lejojnë të tjerët ta prekin pa leje apo kur nuk do fëmija.

Të mos lejojnë ta pyesin se kë ka xhan. Prindërit ta prezantojnë tek të panjohurit fëmijën dhe jo t’i thotë “s’ke turp” kur fëmija heziton të përgjigjet.

Të mos i thuhet “s’të kam xhan” apo “më turpërove” apo “fëmijë i keq”.

Të mos e etiketojnë sipas një shenje fizike apo “frikacak”.

Të mos e krahasojë me fëmijë të tjerë.

T’i flitet me zë të qetë, pa inat, mërzi e bezdi edhe kur bën gabim.

Dhe ajo që është më e shpeshta dhe më e rënda, prindër mos i gënjeni fëmijët!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top