FB

July 26, 2022 | 9:50

Si të ruani kozmetikën në verë: 4 këshilla të dobishme për të shmangur shkrirjen e tyre

Nxehtësia është një armik i kozmetikës sonë. Mos i ekspozoni ndaj veprimit të rrezeve të diellit dhe mbajini gjithmonë në një vend të freskët dhe të thatë. Frigoriferi? Mund të ndihmojë në ruajtjen e disa produkteve të kozmetikës, por jo të gjitha.

Si të ruani produktret tuaja të kozmetikës

ëtu janë 4 këshilla për t’i ruajtur më mirë dhe për të mos i shpërdoruar ato.

Frigoriferi, një mik i make up-it. Produketet e make up-it e urrejnë nxehtësinë dhe veprimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit, të cilat i bëjnë ato të shkrihen dhe lehtësojnë përhapjen e mikrobeve dhe baktereve. Vendosja e kutisë sonë të bukurisë në një vend të freskët dhe të thatë është një zgjidhje e shkëlqyer. Fondatinat, buzëkuqët, manikyrat dhe kremrat, të cilët mendojmë se nuk do t’i përdorim për verën, mund t’i ruani direkt në frigorifer, në ndarjen e sipërme.

Kujdes për produktet kompakte. Nëse nxehtësia është armiku i make-up-it, frigoriferi nuk është i përshtatshëm për të gjitha produktet. Make-up kompakt ose me teksturë pudër, si pudrat e fytyrës, bronzuesit dhe hijet e syve, në fakt nuk duhet të futen në frigorifer. Ata do të rrezikonin të bëhen të lagështa dhe për këtë arsye të papërdorshme. Sekreti për t’i bërë ato të zgjasin më shumë është t’i ruani në hije dhe të freskëta, në enë plastike.

Produkutet për sytë. Janë produkte shumë delikate: kanë një bazë të yndyrshme, për t’u ngjitur më mirë në fytyrë dhe qerpikë, e cila bëhet lehtësisht shtëpia e baktereve. Asnjëherë nuk duhet t’i ruani kozmetikët për sytë për një kohë të gjatë, të kontrolloni kohën e skadencës së tyre dhe t’i ruani gjithmonë në temperatura të ulëta.

Mos harroni parfumet. Mos harroni se pjesë e kozmetikës është edhe parfumi juaj i preferuar. Nëse nuk doni të rrezikoni që intensiteti i tij ose notat e tij aromatike të ndryshojnë, hiqeni nga rafti i mobiljeve në të cilat bie dielli dhe ruajeni në një vend të freskët.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.nonsprecare.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top