Këshilla & Arsye

April 30, 2018 | 9:04

Si të shkoni për pushime me miqtë kur nuk keni para mjaftueshëm?

Një nga mënyrat më të shpeshta të shpenzimit të parave të të rinjve në ditët e sotme është duke shkuar me pushime apo për të kaluar disa momente të këndshme me miqtë.

Por shpesh herë ndodh që të rinjtë nuk mund t’i përballojnë të gjitha këto aktivitete sidomos nëse nuk janë në punë dhe janë prindërit ata të cilët paguajnë për këto “qejfe”.

Sigurisht shmangia e pushimeve nuk është zgjidhja e këtij problemi por kufizimi i shpenzimeve, po.

Pushimet janë të nevojshme në çfarëdolloj moshe, e sidomos në rini kur jo vetëm ju ndihmojnë  të kaloni kohë të këndshme me miqtë tuaj por gjithashtu ju përballeni me sfida e merrni eksperienca të cilat janë mjaft të vlefshme në jetë.

Por si të shkoni me pushime me miqtë tuaj nëse nuk keni para mjaftueshëm?

  1. Rezervoni gjithçka kohë më përpara
  2. Konsiderojini pushimet si një mënyrë për të krijuar eksperienca e jo për të përjetuar luksin
  3. Ndani gjithçka me miqtë tuaj
  4. Mos i konsumoni të gjitha vaktet në restorant
  5. Blini një kartë turisti për ditët e qëndrimit tuaj në mënyrë që të përfitoni ulje në gjithçka
  6. Mos shpenzoni para duke bërë shopping
  7. Ndajeni dhomën me miqtë tuaj

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top