Mirëqenie

December 28, 2017 | 9:37

Si të sigurojmë kalciumin përmes ushqimeve

Si të sigurojmë kalciumin përmes ushqimeve

Kalciumi në organizëm është më i pranishëm se çdo mineral tjetër. Kalciumi dhe fosfori janë komponentë thelbësorë të eshtrave dhe të dhëmbëve. Shumica e kalciumit në organizëm (1-1,5 kg) gjendet në eshtra dhe dhëmbë. Kalciumi dhe magnezi kontribuojë në shëndetin e sistemit kardiovaskular.

Mungesa e kalciumit në organizëm çrregullon punën e zemrës, nervave, veshkave dhe të muskujve. Kalciumi dhe fosfori në organizëm duhet të jenë në raport 1: 2. Kalciumi konsumohet me ushqim dhe shfrytëzimin e tij në organizëm e mundëson vitamina D.
Doza e rekomanduar është 800 deri 1500mg.

Kalciumi:
• Ruan forcën e eshtrave dhe dhëmbëve
• Mban një ritëm të njëtrajtshëm të zemrës
• Zbut pagjumësinë
• Ndihmon metabolizmin e hekurit në organizëm
• Ndihmon sistemin nervor në bartjen e impulseve
• Eshtë i domosdoshëm për koagulimin e gjakut
• Rregullon ekuilibrin mes acideve dhe bazave dhe i neutralizon acidet në gjak të cilat janë produkte të metabolizmit të proteinave.

Ushqimet që përmbajnë kalcium janë: qumështi dhe prodhimet e qumështit, të gjitha llojet e djathit, vezët, soja, mishi, peshku, bishtajat, perimet e gjelbra, kikirikët, bajamet, lajthitë, farat luledielli arrat, fara e susamit, portokalli, kajsia, kumbulla, bajamet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top