Mirëqenie

December 28, 2017 | 9:20

Kujdes nëna!

Të ushqesh fëmijën nuk është një çështje e thjeshtë, por ka të bëjë derjtpërdrejtë me njerëzoren. Në emër të frikës nga mosushqyerja dhe mungesës së njohurisë, prindi, padashur, e dhunon atë, kur e ushqen pa dëshirën e tij dhe ajo çfarë është më e keqja, është gjymtimi në shijen dhe cilësinë e të jetuarit.

1

Gjithça fillon nga goja: ai, fëmija, rritet çdo ditë duke marrë ushqimin e trupit dhe trurit, duke u realizuar si qenie biologjike, seksuale dhe sociale. Është në dorën e nënës, që të treja të realizohen deri në nivelin më të lartë të përfaqësuar nga fjala “qytetarë”. Gjithashtu duhet të dini, se një fëmijë ka dy armë kundra të rriturit, të ngrënën dhe gjumin.

Nëse fëmija nuk ndihet i kuptuar apo “rehat”, në raport me veten dhe nënën, gjëja e parë, që bën, është “mbyllja” e gojës, pra refuzon ushqimin dhe prish gjumin e natës. Këto dy veprime varen direkt nga fëmija dhe i rrituri, nuk ka çfarë të bëjë. Natyrisht ai, i rrituri, mund të ushtrojë forcë, apo të rrijë gjithë ditën duke e ushqyer, siç ndodh shpesh të shohësh nëpër rrugë, por kjo nuk zgjidh asgjë, përkundrazi vetëm e dëmton fëmijën psikoemocionalisht. Fëmija vjen në jetë me vetëdijen për t’u ushqyer, pasi është e lidhur direkt me egzistencën dhe të qenit gjallë. Por të rriturit me frikrat, përtesën, padurimin dhe shumë shpesh me mosdijen e tyre, i dëmtojnë fëmijës, pikërisht këtë vetëdije. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top