Këshilla & Arsye

May 19, 2017 | 10:25

Si të silleni me një fëmijë që qan

Ta mendosh në çfarë situate mund të ndodhet një nënë, fëmija i së cilës qan pa pushim për çdo gjë, në çdo situatë dhe në cdo vend! Ndonjëherë ndihesh aq e pafuqishme, mendon se nuk do të mundesh kurrë ta qetësosh! Ju ka ndodhur edhe juve? Atëherë jeni në vendin e duhur, lexoni se çfarë thonë studiuesit.

Boy (4-6) crying while being comforted by mother at school sports day

Sipas ekspertëve…

“Shpërthimet në të qara zakonisht vijnë si pasojë e nevojës për vëmendje, dëshirës për të bërë një aktivitet të ndaluar, dëshirës për të anashkaluar një pyetje etj”, shprehet Michael Potegal”, një studiues i fushës së neurologjisë dhe sjelljes në Universitetin “Minesota Mediacal School”.

Sipas Patricia Henderson Shimm (këshilluese prindërish), sa më i trishtuar të jetë fëmija, aq më i qetë duhet të tregohet prindi, ndryshe zemërimi i të dyve do të ngatërrohet me njëri-tjetrin dhe situata do të rëndohet edhe më shumë. Në momente të tilla prindërit duhet të përpiqen edhe të vlerësojnë ndjenjat e fëmijës duke thënë: “është normale të qash, por sërish nuk duhet ta bësh…”. Duke e bërë këtë ju i jepni lejën fëmijës të ndihet ashtu, ndërkohë i theksoni edhe njëherë rregullat e shtëpisë tuaj. Sigurisht që të shikosh fëmijën duke qarë nuk është e lehtë, por mbani mend se kjo është diçka e rëndësishme për ta disiplinuar atë.

Ju nuk duhet t’i jepni fëmijës shumë vëmendje, qoftë ajo pozitive apo negative, në këtë mënyrë ai do të kuptojë se edhe pse të qash është diçka normale, nuk të çon në asnjë zgjidhje të “problemit”. Ju duhet të prisni që “stuhia” të kalojë me sa më shumë qetësi të jetë e mundur. Ndërsa ju përpiqeni ta disiplinoni duhet t’i theksoni se fëmijët e rritur i respektojnë rregullat e familjes. Me rritjen ai do të fillojë të shfaqë edhe më pak kriza të qarash dhe zemërimesh./Përnënat

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top