Këshilla & Arsye

May 17, 2018 | 8:12

Si t’i shprehni emocionet në 11 hapa

 

Me pak trajtim dhe duke ndjekur disa hapa të thjesht, mundet të mësoni dhe të identifikoni emocionet tuaja në mënyrën më të mirë për t’i shprehur siç duhet.

ragazza-dorme-nel-lago

1.Identifikoni emocionin dhe ndjesinë: kur diçka ndryshon në organizmin tonë si një reagim ndaj një faktori të jashtëm apo mendimeve tona, duhet të pyesim veten “çfarë ndiej unë?”, “Çfarë simptomash fizike po përjetoj?”, “Cili është shkaku i tyre”,”pse shfaqen tani?”.

2.Mësoni të njihni ndjenjat tuaja: sapo të keni identifikuar emocionet dhe ndjenjat që po përjetoni, duhet të analizoni kauzën. Mundohuni të bëni një listë të të gjitha emocioneve dhe të dhënave fizike që e maskojnë atë.

3.Kini kujdes ndaj reagimit të trupit tuaj: emocionet shkaktohen nga sistemi limbik dhe sistemi autonom nervor dhe janë të vështira për t’u manipuluar që në fillim. Merrni kohë dhe lëreni emocionin të qetësohet, pastaj reflektoni me mendje më të kthjellët në lidhje me të dhe vendimet që duhet të merrni.

4.Kushtojini më shumë vëmendje përgjigjes suaj se sa situatës: besoni se situata që ju bën nervoze është shkaku i çdo gjëje, por problemi i vërtetë është përgjigjja juaj emocionale. Vëzhgojeni veten dhe kuptoni se në fakt është përgjigjja juaj që ju paralizon, pavarësisht nga fakti nëse jeni në ankth sepse nuk gjeni një dokument të rëndësishëm apo sepse keni marrë një gjobë të padrejtë. Vetëm ju mund ta ndryshoni reagimin tuaj.

5.Shprehini emocionet tuaja në një mënyrë të përshtatshme dhe të balancuar: sapo të kuptoni se çfarë po ndodh me ju, mund t’i shprehni ndjenjat tuaja në një mënyrë pak më të kontrolluar. Ka ende disa hapa për të mësuar e për të kuptuar më mirë se si të arrihet kjo gjë.

6.Jetojeni më nga afër marrëdhënien me trupin tuaj: kur ju i përjetoni këto emocione, shënoni pjesën e trupit në të cilën shfaqen. Jepuni atyre një ngjyrë dhe cilësi. Vendosini në një zonë të caktuar dhe përpiquni të identifikoni një raport specifik për secilën prej tyre. Jeni ju që i mbani të gjitha këto pjesë dhe emocione, nuk janë ato që i mbani ju.

emocione

7.Mundohuni të jeni të ndershëm në lidhje me atë që mendoni dhe bëni: nëse në realitet provoni indiferencë ndaj atij personi, përse vazhdoni të përpiqeni ta kënaqni? Nëse jeni të acaruar, apo të zemëruar, përse evitoni t’i flisni për të sqaruar situatën?

8.Zgjidhni momentin e duhur për të shprehur emocionet tuaja: është e kotë të dëshironi të keni një bisedë konstruktive me shefin tuaj, nëse zgjidhni kohën e gabuar. Vlerësoni situatën, njerëzit rreth jush dhe veten dhe vendosni se cila është koha më e përshtatshme.

9.Përdorni komunikimim pozitiv: ton miqësor, dëgjim aktiv, shikojeni në sy dhe përdorni fraza si “Ndjehem pak i stresuar” në vend të “Situata në kompani po më dëmton”. Ju do të shmangni një diskutim dhe, siç e shpjegoni situatën, personi tjetër kupton në mënyrë implicite se stresi juaj është shkaktuar nga puna.

10.Ndihmojeni trupin për të shprehur atë që ndjeni: në rast se duhet të shpjegoni se ndjeheni të stresuar, duke mbështetur dorën në zemër, në kokë ose në stomak, do ta sqaroni bashkëbiseduesin tuaj se po përjetoni ndjesi të pakëndshme dhe se do të ishte mirë, si për ju edhe për të tjerët, që situata të përmirësohej.

11.Vizualizoni dhe lokalizoni emocionet tuaja: jeni ju njerëzit përgjegjës për menaxhimin e ndjenjave tuaja, pa i shtypur apo fshehur ato. Thjesht duke qenë të vetëdijshëm se duhet t’i shprehni për të shfryrë dhe për t’i bërë të kuptueshëm për të tjerët.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top