Mirëqenie

October 24, 2017 | 9:42

Si t’i trajnojmë njerëzit që të arrijnë një stil jetese të shëndetshme

Nëse është një këshillë për ushtrimet fizike që kanë lexuar në gazetë, një sekret për humbjen në peshë që kanë parë në TV, një informacion mbi shëndetin të cilin e kanë dëgjuar nga një fqinj, pjesëmarrësit në një program për një stil jete të shëndetshme, shpesh pyesin veten “Eshtë e vërtetë?” Individët që marrin pjesë në një program të tillë mund të vijnë në kurs nga ambicia për të mësuar, por shpesh janë në kërkim të një zgjidhjeje të shpejtë. Si të përshtatemi ne më këto sfida si trajnues të stilit të shëndetshëm? 

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Duke bërë ndryshime në stilin tuaj të jetesës për të ulur faktorët e riskut për tipin 2 të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës përqëndrohet kryesisht në të ushqyerit shëndetshëm dhe të qenit fizikisht aktiv. Trajnimi “Italian Lifestyle Medicine Association(ILMA)” i ofruar nga “Diabetes Prevention Support Center” mëson trajnerëve që në momentin që përcillet një mesazh lidhur me stilin e jetesës së shëndetshme, thjeshtësia është çelësi. Duke thjeshtësuar informacionin lidhur me shëndetin, duke hartuar kërkime dhe të dhëna në “madhësinë e porcioneve”, dhe duke organizuar të gjithë informacionin në një mënyrë të paraqitshme, është esenciale për aftësinë e individit për të kuptuar dhe për të qëndruar besnik ndaj ndryshimeve të vogla që më pas do të prodhojnë rezultate të mëdha. 

Për këtë arsye, “ Diabetes Prevention Support” po fillon një seri postimesh në javët në vijim që do të përcaktojnë disa nga pikat kyçe dhe këshillat e programit që ne mendojmë që janë esenciale për sukses të garantuar jo vetëm në këtë program, por dhe për humbjen në peshë si dhe për një ndryshim total të stilit të jetesës. Pjesa e parë e serive do të fokusohet në këshilla për një jetesë të shëndetshme dhe humbjes së peshës, ndërsa pjesa 2 do të përfshijë mendime dhe sugjerime si të jeni fizikisht aktivë. 

Për të filluar me pjesën 1 të këtyre serive, ne do t’i hedhim një vështrim të hollësishëm të të gjitha pikave të listuara më poshtë. Në javët në vijim, në do t’ju sigurojmë një informacion të detajuar në çdo temë për t’ju pajisur si duhet në mënyrë që të trajtoni pacientët tuaj me disa ndryshime rrënjësore të stilit të jetesës. Qoftë trajner, ose pjesëmarrës, ose thjesht po kërkoni në internet për më shumë njohuri dhe infomacione suplementale për të inkurajuar një ndryshim në stilin tuaj të jetesës, ndryshime të vogla si cfarë apo si hani mund t’ju cojë drejt një suksesi të madh për të krijuar një stil jetese ndryshe dhe më të balancuar.

Faktorët kryesorë për ushqyerje të shëndetshme dhe humbje peshë do t’ju adresohet në javët në vijim:

1. Si mund t’i ndihmojë pjesëmarrësit gjurmimi i asaj çfarë hanë për humbjen në peshë? 

Të mbani shënim çfarë hani apo pini mund të ketë përfitime kur vjen puna te ushqyerja e shëndetshme dhe humbja në peshë. Duke mbajtur shënime, pjesëmarrësit janë të aftë të fitojnë një përkujdesje më të madhe në atë cfarë hanë dhe si dhe në sjelljen e tyre aktuale kundrejt ushqimit. Si dhe ju lejon të shënoni disa pika ku kanë nevojë për përmirësim dhe të punojnë mbi individin për të gjetur zgjidhje akoma dhe më të shëndetshme.

2.Qetësohuni- Si mund të ndikojë ushqimi i kujdesshëm në humbjen në peshë

Të ngadalësoni procesin e të ngrënit ju lejon të keni kujdes më të madh në atë çfarë konsumoni. Duke marrë më shumë kohë të përtypni ushqimin si dhe të keni kujdes më të madh, ju mund ta kuptoni kur jeni të ngopur dhe të ndaloni para se të filloni të konsumoni më shumë sec duhet. 

3. Duke mashtruar veten për të ngrënë më pak

Madhësia e pjatës dhe filxhanit është rritur në dekadat e fundit, gjë e cila mund të cojë që individi të konsumojë procione më të mëdha ushqimi. Duke përdorur pjata më të vogla, perceptimi i sasisë së ushqimit në pjatë ose pijes në gotë/filxhan, do të ndryshojë. Kjo është një “hile” e vogël me anë të cilës mund të mashtrojmë veten për të menduar që po hamë më shumë.

4. Mënyra të thjeshta për të ndërtuar një recetë më të mirë 

Ushqimet e preferuara nuk kanë nevojë të eliminohe! Duke bërë zvëndësime për të alternuar recetat për të qenë më pak të yndyrshme dhe kalorike, ushqimet e preferuara sërish mund të shijohen! Bëhuni gati për një listë të mbushur me zvëndësues të mrekullueshëm.

5. Si të planfikoni vakte më të shëndetshme 

E gjitha qëndron te plani. Duke planifikuar vaktet para kohe, ushqyerja e tepërt dhe “devijimet” kanë më pak gjasa të ndodhin. Pazari i ushqimeve mund të jetë akoma më i lehtë nëse ju qëndroni besnikë ndaj një diete të shëndetshme, dhe bëhet rutinë më mirë se sa të gjendeni përballë vendimeve të vështira si “Cfarë ka për drekë”? Planifikimi i vakteve ka gjithashtu benefite të tjera si c është “shpenzimi pa limit” që mund t’i përshtatet planit tuaj ushqimor.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top