Këshilla & Arsye

July 17, 2018 | 14:14

Si t’ia dilni mbanë në punë, kur keni mungesa gjumi…

Të plotësosh orët e gjumit pasi bëhesh me fëmijë është mjaft e vështirë, por si mund ta përballosh kur të kthehesh në punë? Mund të duhet pak kohë për t’u kthyer në ritmin normal të gjërave dhe që trupi juaj të jetë në gjendje të përshtatet.

Disa këshilla për t’ju ndihmuar të përballoni privimin e gjumit:

Nëse rruga për në punë është e gjatë dhe udhëtoni me makinë ose mjet tjetër, hapni dritaren për të marrë ajër të freskët. Një pije ose kafe mund t’ju stimulonin pak.

Jini të vetëdijshëm kur nivelet tuaja të energjisë janë të larta dhe kur janë të ulëta. Kryeni detyrat e rëndësishme kur keni më shumë energji, gjatë periudhës që ndiheni tw përgjumur bëni detyrat më të lehta, rutinore.

Nëse filloni të ndiheni të përgjumur, largohuni nga tavolina juaj. Bëni një shëtitje, qoftë edhe shumë të shkurtër. Mjafton edhe të zbrisni dhe ngjisni shkallët.

Nëse mundeni, konsumoni drekën jashtë ambientit të punës.

Mundohuni të ushqeheni shëndetshëm.

Nuhasni pak vaj esencial kur keni nevojë për nxitje.

Përpiquni që në mbrëmje të mos pini kafe sepse do t’ju mbajë zgjuar. Zëvendësojeni çajin ose kafen me një gotë qumësht të ngrohtë.

Nëse asnjë nga këto nuk funksionon përpiquni të flisni me eprorët tuaj për të gjetur orare më fleksible që t’ju përshtaten të dyja palëve.

Nëse as kjo nuk është e mundur, mund të ketë një alternativë tjetër, ndoshta një kolege mund të bëjë një pjesë të detyrave tuaja etj.

 

Burimi / pernenat

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top