Këshilla & Arsye

July 17, 2018 | 14:05

7 ushqimet shtesë që duhet të konsumojnë femrat pas të 40-ve

Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për mirëqenien e çdo personi. Sidomos pas moshës 40 vjeç, ku është e nevojshme të ndiqni një dietë të shëndetshme si dhe të merrni rregullisht shtesat ushqimore. Kjo bëhet e domosdoshme pasi nga kjo periudhë masa e muskujve fillon të ulet, metabolizmi ngadalësohet dhe në fund rritet rreziku i sëmundjeve kronike si kanceri, problemet e zemrës dhe diabeti. 

Por cilat janë shtesat që të gjitha gratë duhet të konsumojnë pas moshës 40 vjeçare.

Vitamina B12: përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e trurit. Kjo vitaminë është e pranishme në mish, peshk, vezë, pulë dhe qumësht. Fatkeqësisht, me kalimin e kohës, kjo vitaminë absorbohet dobët nga trupi. Doza e rekomanduar është 2.4 mg në ditë.

Kalciumi: është një lëndë ushqyese e nevojshme për disa funksione themelore të trupit, të tilla si funksioni nervor, funksioni kardiak, tkurrja e muskujve dhe ruajtja e shëndetit të kockave. Ushqimet e pasura me kalcium janë susami, tofu, sardelet, bajamet, brokoli dhe spinaqi.

Vitamina D: mangësitë e vitaminës D shoqërohen me diabet, sëmundje të zemrës, sklerozë të shumëfishtë dhe kancer gjiri. Ekspozimi në diell është burimi ideal për thithjen e kësaj vitamine.

Magnezi: ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut dhe absorbimin e kalciumit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në funksionin e muskujve, nervave dhe zemrës. Konsumoni fasule, soje, arra, fara dhe avokado për t’u furnizuar me magnez.

Kaliumi: te gratë në menopauzë zvogëlon rrezikun e goditjes. Sidoqoftë, shumë kalium mund të dëmtojë traktin gastrointestinal dhe zemrën, pasi mund të shkaktojë aritmi kardiake kërcënuese për jetën. Ushqimet më të pasura janë: banane, patate të ëmbla, panxhar, fasule dhe thjerrëza.

Omega-3: teknikisht nuk është një vitaminë, më e rëndësishmja e acideve yndyrore. Me kalimin e kohës, mungesa e kësaj lënde ushqyese rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rënies njohëse. Omega 3 gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e presionit të gjakut dhe LDL (“të keq”) të niveleve të kolesterolit, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Acidet yndyrore Omega-3 gjenden në ushqime të ndryshme, të tilla si peshqit, arra dhe perimet me gjethe jeshile.

Probiotikët: ato janë thelbësore për gratë, veçanërisht nga mosha 40 vjeçare. Probiotikët luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e zorrëve të shëndetshme dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe goditjes. Ato përmbahen në prodhimet e bëra nga qumështi dhe soja e fermentuar.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.dididonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top