Këshilla & Arsye

April 20, 2020 | 8:03

Silvana Gjoni: Si ta bëjmë fëmijën të flasë qartë? Sa më herët të diagnostikohen këto probleme, aq më frytdhënëse do të jetë terapia

 

Shumë prindër, kur fëmija arrin një moshë të caktuar, shqetësohen nga defektet e artikulimit. Për shembull, fëmija në moshën 8-vjeçare nuk arrin të artikulojë siç duhet shkronjën SH, RR etj. Zakonisht, prindërit nuk shqetësohen kur fëmija është i vogël, por kur ai rritet dhe bëjnë krahasimin me fëmijët e tjerë, fillojnë reagimet e para.

Silvana Gjoni, Logopediste dhe Terapiste ABA

Silvana Gjoni, Logopediste dhe Terapiste ABA

Gjithsesi, e mira është që trendi i këtyre kohëve është që fëmija të monitorohet gjatë gjithë kohës me anë të vizitave dhe konsultave të herëpashershme te profesionistët që merren me fëmijët.

Ndërhyrja e hershme është kyçe për të arritur rezultate të shpejta. Sa më herët të diagnostikohen këto probleme, aq më mirë do jetë dhe aq më frytdhënëse do të jetë terapia.

 

2

Terapia logopedike për korrigjimin e tingujve është e strukturuar në hapa. Secili terapist zgjedh nga do fillojë, në varësi të ecurisë në dukje të fëmijës. Në hapa të përgjithshëm, ajo që ju do prisni nga terapia është:

1-IZOLIMI- | Në fillim do të bëhet izolimi i tingullit problematik. Tingulli korrigjohet pa u shoqëruar me ndonjë zanore. Për shembull, nëse tingulli problematik është S, përsërisni /S/, /S/ disa herë përpara se ta kaloni atë në rrokje. Nëse nuk e arrini diçka të tillë, vëreni nëse ka diçka problematike në mënyrën se si poziciononi gjuhën.

2-RROKJET- | Tani, pasi keni korrigjuar tingullin veçmas, mund ta kaloni atë në rrokje, zanorja duhet të jetë para dhe pas tingullit problematik. Për shembull: AS, YS, SA, SI, ASA, OSO, ISI etj.

3-FJALA- | Tashmë, kur e keni arritur të masterizoni tingullin dhe rrokjet me tingullin problematik, mund të kaloni te fjala që përmban atë tingull. Mundohuni të gjeni në proporcion të njëjtë, fjalë që përmbajnë tingullin në fillim, mes dhe fund të fjalës. Për shembull: SAPO, ATLAS, MASKA etj. Gjeni një numër të madh fjalësh, dhe bëni shumë përsëritje të tyre. Kjo ju siguron sukses. Mundohuni që të jenë fjalë të përdorshme në jetën e përditshme. Mos kaloni nga njëri pozicion, si ai i fillimit, tek ai i mesit, nëse nuk është masterizuar, sepse do e komplikojë arritjen tuaj në mësimin e duhur të artikulimit të tingullit.

4-FJALIA- | Tani mund të kaloni tek fjalia, por me kujdes. Përdorni një fjali ku fjalët të përmbajnë tingullin target disa herë. Për shembull: SAMELA SAPO U NIS.  Ndryshoni vetëm njërën fjalë, duke bërë të mundur që tingulli të jetë herë në fillim, mes dhe fund.

5-HISTORI- | Mund të përdorni fraza me dy fjali, maksimumi tre. Dhe përsëritini shpesh që të siguroni sukses. Mundohuni ta filloni me vjersha dhe më pas me prozë.

6-BISEDA- | Kalojeni tingullin e masterizuar gjatë historisë në bisedë konkrete me një person të familjes, mund ta provoni me veten më parë, përballë pasqyrës dhe më pas me një person të afërt. Më pas, provojeni edhe me persona të tjerë.

7-GJENERALIZIMI- Duke qenë se tani keni mësuar se si të shqiptoni tingullin pa problem, ekspozojeni veten ndaj situatave ku të duhet të flisni dhe përdorni tingullin problematik. Kushtojini vëmendje të folurës, por mos e ndaloni atë. Nxiteni veten të flisni sa më shumë.

*Nëse këto probleme persistojnë, këshillohuni me një logopedist.*

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top