FB

March 4, 2024 | 7:55

Simptomat dhe pasojat e anoreksisë

Rënia në peshë nuk është shenja e vetme që fëmija ose një person i dashur për ju, mund të ketë një çrregullim në të ngrënë.

oreksi

Shumica e të rriturve nuk i njohin simptomat e anoreksisë dhe bulimisë. Por zbulimi i shenjave që në fillim të këtij çrregullimi mund të shpëtojë jetë, pasi një trajtim i vonuar rrit rrezikun që sëmundja të përparojë shumë dhe të zgjasë më shumë në kohë.

Anoreksia mund të identifikohet nëpërmjet shenjave të tilla si:

Rënie nga pesha

Marrje mendsh dhe lodhje

Presion i ulët i gjakut

Mungesë e menstruacioneve

Thonj të brishtë

Lëkurë e thatë

Dehidratim

Kapsllëk

Cilat janë efektet e anoreksisë?

Efektet e anoreksisë ndryshojnë në varësi të ashpërsisë së sëmundjes. Ato kanë tendencë të përkeqësohen ndërsa personat që vuajnë nga anoreksia e shmangin ushqimin.

Anoreksia sjell pasoja të tilla si:

Mungesë dëshire për të ndjekur studimet

Humbje e besimit

Ndërprerje e karrierës

Izolim nga miqtë dhe familja

Vetëvrasje.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top