Këshilla & Arsye

November 14, 2018 | 14:00

Simptomat e kancerit të veshkave që nuk duhen anashkaluar

Për të kuptuar nëse vuani nga kanceri i veshkave, shikoni nëse kini ndonjë nga simptomat e mëposhtme. Mos u frikësoni menjëherë nëse kini ndonjërën prej tyre, pasi mund të tregojë diçka tjetër, nëse kini më shumë se një, ato duhet të shqyrtohen nga mjeku.

Urina me ngjyrën e kuqe

Shenja e parë e kancerit të veshkave është kalimi i gjakut përmes traktit urinar, i cili do të njollosë urinën tuaj me një pamje të errët ose të kuqe.

Dhimbje në shpinë

Çdo formë e parehatie ose presioni në kurriz dhe ije mund të tregojë kancerin e veshkave. Kjo do të thotë se veshkat janë zgjeruar dhe shtypin organet dhe indet tjera që shkaktojnë dhimbjen.

Lodhja kronike

Lodhja e vazhdueshme, mungesa e vullnetit dhe ndjenja e lodhjes lidhen gjithashtu me kancerin e veshkave. Këto janë simptoma që mund të shoqërohen me një numër të madh kushtesh dhe sëmundjesh, kështu që nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjendja është alarmante. Nëse keni këtë simptomë me një tjetër nga ato të listuara, kontaktoni mjekun tuaj.

Humbja e peshës

Duke qenë se veshkat janë një nga organet kryesore në procesin e tretjes, dëmtimi i tyre mund të shkaktojë probleme me thithjen dhe tretjen e ushqimit. Kjo mund të manifestohet në humbje oreksi, gjë që çon në humbje peshe.

Analiza jo të mira të gjakut

Tumoret e shkaktuara nga kanceri i veshkave mund të çojnë në mosbalancim të elektrolitit dhe kalciumit në trup, anemi, dhe probleme të tjera të lidhura me gjakun.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top