Këshilla & Arsye

November 14, 2018 | 13:34

Nga Antonela Rama / Si ndikojnë rrjetet sociale në marrëdhëniet në çift?

T’i tregosh problemet personale gjithkujt që njeh në rrjetet sociale është metoda më pak efektive për të zgjidhur problemet e tua. Njerëzit që përjetojnë vërtete një marrëdhënie të lumtur, nuk kanë asnjë interes të përdorin njëri – tjetrin për të provuar para të tjerëve se sa të lumtur janë.

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Antonela Rama, Psikologe Klinike

Të zbuloni problemet që ju keni me lidhjen tuaj në mediat sociale është metoda më e keqe për t’i rregulluar ato.

Është e kotë t’i tregoni njerëzve se sa të lumtur ju jeni. Kjo lumturi është të kaloni kohë bashkë dhe jo të postoni foto. Kur dikush krijon një lidhje dashurie nuk ka pse të “braktisë” rrjetet sociale. Nëse individi i përdor në mënyrë korrekte, kjo do të ndihmojë në një marrëdhënie të shëndetshme.

Partnerët nuk duhet të gjurmojnë njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale dhe as të gjykojnë integritetin e tij përmes një postimi. Në një marrëdhënie në çift, mirëkuptimi dhe besimi i ndërsjellë janë themelet e lidhjes. Këto janë dy parime themelore të cilat duhen patur parasysh pavarësisht rrjeteve sociale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top