FB

February 2, 2021 | 8:30

Sinkies, gjenerata e krizës botërore

Sinkies janë ato çifte të përbëra nga njerëz që, pavarësisht se kanë një punë nuk kanë mundësi të krijojnë familje për shkak të pagave të ulëta. Kriza financiare që shkatërroi botën disa vjet më parë, dhe që ende nuk i ka shteruar pasojat e saj, sjell me vete një seri fenomenesh aktuale që duket se kanë ardhur për të qëndruar. Një nga këto ka të bëjë me të ashtuquajturit sinkies.

Sinkies janë ata të rinj që kanë një lidhje në çift, por që kanë hedhur poshtë idenë e të pasurit fëmijë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ata nuk i duan fëmijët, por fakti se marrin një pagë shumë të ulët, i bën ata të tërhiqen pasi nuk janë në gjendje të rrisin fëmijë.

  1. Realiteti i ashpër i sinkies

Ky fenomen shoqëror, i lindur kohët e fundit, prek tre të rinj evropianë në dhjetë. Kjo do të thotë se mijëra njerëz midis moshës 20 dhe 30 vjeç janë në rrezik serioz të përjashtimit social, pavarësisht se kanë një punë.

  1. Çift i shqetësuar

Termi sinkies u krijua nga Caritas Europa, përgjegjëse për një studim në 17 vende të Bashkimit Evropian, që synojnë të analizojnë këtë fenomen dhe të identifikojnë mënyrat e mundshme për ta luftuar atë. Sinkies është një lloj akronimi i lindur nga bashkimi i termave të nxjerra nga anglishtja: Single, Income, No Kids. Kjo do të thotë se ka beqarë për shkak të të ardhurave të pakta, të cilët jo me dëshirën e tyre por nga rrethanat, detyrohen të mos krijojnë familje.

  1. Studimi mbi varfërinë e të rinjve në Evropë

Pak kohë më parë Caritas e prezantoi raportin në Samitin Evropian Social. Ky dokument thotë se, pas një studimi të thelluar, është vënë re se brezi i ri gëzon më pak mundësi se ata të mëparshmit. Ata jetojnë në kushte më të këqija se prindërit e tyre dhe, në disa raste, madje edhe gjyshërit. Ky studim zbulon situatën e vështirë me të cilën përballen shumë të rinj, me probleme serioze të qasjes, madje edhe të të drejtave më themelore civile. Sipas Caritas, këto të drejta janë strehimi, trajnimi dhe sigurimi shoqëror. Duhet të theksohet se studimi i Caritas bën një dallim të qartë midis sinkies dhe dinkies: Dinky është termi i krijuar në Vitet ‘80 për të përcaktuar ata njerëz që, edhe me një pagë të dyfishtë dhe duke fituar mjaftueshëm, zgjodhën të mos kishin fëmijë.

Sinky është termi i krijuar për çiftet e reja që për arsye personale dhe pune duan të kenë fëmijë, por nuk mund të planifikojnë të kenë një familje, sepse janë të privuar nga një qëndrueshmëri që t’i lejojë të kenë një tillë.

  1. Efektet afatmesme dhe afatgjata

Sipas burimeve autoritare, gjeneratat e reja janë të parat në histori që jetojnë më keq se sa prindërit e tyre. Disa figura prestigjioze e kanë denoncuar këtë situatë. Siç është raportuar nga Caritas Europa, problemi është se ky aspekt do të ndikojë në demografinë afatmesme dhe afatgjatë. Pritet që një e ardhme e paqartë ekonomike e kontinentit të vjetër, sipas gjykimit të Jorge Nuño, sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni.

Situata është përkeqësuar në mënyrë drastike për shkak të krizës së vitit 2008. Që atëherë, nivelet e pagave në Evropë jo vetëm që kanë mbetur në një vend, por madje janë ulur, duke krijuar një univers të populluar të pasigurisë, një aspekt që rrit rrezikun e predispozicionit ndaj varfërisë. Sipas të njëjtit studim, në Mbretërinë e Bashkuar, të rinjtë mijëvjeçarë midis 21 dhe 30 vjeç duhet të presin mesatarisht 5 vjet para se të marrin një rritje page, edhe pse janë të detyruar të luftojnë kundër inflacionit të lartë. Kjo do të thotë që ata janë më të varfër çdo ditë.

  1. Çifti i brezit sinkies, sinkies dhe mbivlerësimi

Fjalët e Jorge Nuño motivohen nga fakti se kjo gjeneratë jo vetëm fiton më pak se ajo e mëparshmja, por gjithashtu përballet me një ulje të pagave të saj. Me pak fjalë, shkon nga një pagë mesatare nga 1000 € në rreth 700-800 €. Kulmi është se po flasim për një gjeneratë me një tejkalim ekstrem. Rastet siç janë Greqia dhe Portugalia janë veçanërisht serioze, duke pasur parasysh që mijëra të rinj me diploma universitare po përpiqen të tejkalojnë rolet jo-përgjegjëse dhe të paguara dobët.

Dhe në këtë univers të pasigurisë dhe shpresave të ulëta, sinkies detyrohen të lundrojnë, duke u përpjekur të luftojnë kundër zhgënjimit të punës së tyre, duke emigruar dhe duke kërkuar diku tjetër për mundësi që ata nuk mund t’i gjejnë në vendin e tyre. Dhe për ta përfunduar, këto gjenerata po përballen me vështirësi serioze të autonomisë financiare. Ata po humbasin motivimin, luftojnë për të pasur një shtëpi të denjë për t’u quajtur e tillë, dhe mund të bien pre e fjalimeve populiste, përballë mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë.

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 154

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top