FB

April 29, 2022 | 10:32

Sipas shkencës, ushtrimet fizike na bëjnë më të lumtur se paratë

Nëse ju pyesin tani, çfarë mendoni se ju bën më të lumtur, paratë apo sportet…cila do të ishte përgjigjja juaj?

20190403144914-exercise-hero

Ushtrimet fizike na bëjnë më të lumtur se paratë

Sporti na bën më të lumtur se paratë. Ky fakt është konfirmuar nga një studim i kryer në Universitetet Yale dhe Oxford. Studimi, i cili shqyrtoi shëndetin mendor të pjesëmarrësve midis 2011 dhe 2015, përfshiu më shumë se një milion amerikanë. Më konkretisht, hulumtimi kishte për qëllim të analizonte marrëdhënien midis shëndetit mendor dhe praktikës së ushtrimeve fizike. Në studim, pjesëmarrësit numëruan se sa herë ishin ndier keq emocionalisht në muajin e fundit, qoftë për shkak të stresit apo problemeve emocionale. Ata u përgjigjën se ecja në natyrë apo ushtrimet e tjera, i bënin të ndiheshin më të lumtur. Përkundrazi, paraja u sillte atyre stres.

Ushtrimi fizik dhe mirëqenia: rëndësia e sportit të moderuar

Një tjetër përfundim i arritur nga studiuesit ishte se sporti është i dobishëm për shëndetin tonë mendor dhe na ofron një dozë të mirë lumturie dhe mirëqenieje. Megjithatë, duhet të jetë e moderuar. Prandaj, ushtrimet e tepërta fizike do të ishin kundërproduktive. Këtë e dëshmojnë gjetjet e tyre. Në të vërtetë, pjesëmarrësit që praktikonin ushtrime të tepruara fizike (më shumë se sa rekomandohej) ndiheshin po aq të pakënaqur, sa ata që nuk merrnin pjesë fare në sport. Sipas studimit, “idealja” për shëndetin tonë mendor do të ishte të bënim sport nga tre deri në pesë herë në javë (në seanca nga 30 deri në 60 minuta secila).

Përfitimet emocionale të ushtrimeve fizike

Ju keni parë se si ushtrimet fizike dhe mirëqenia janë të lidhura dhe se e para mund të çojë në të dytën. Megjithatë, më konkretisht, si na sjell dobi sporti në nivel mendor apo emocional?

  • Parandalon dhe redukton ankthin dhe stresin.
  • Shkakton gjendje relaksi.
  • Na lejon të zhvillojmë vetëvlerësimin tonë përmes vetënjohjes.
  • Ofron rutinë dhe organizim.
  • Na ndihmon të punojmë, në mënyrë indirekte, në aftësitë tona njohëse si vëmendja dhe kujtesa.
  • Na rrit disiplinën. Kjo na lejon të kapërcejmë sfidat dhe pengesat.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi exploringyourmind.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top