Këshilla & Arsye

December 6, 2017 | 10:53

Sjellja bujare çon në rritjen e lumturisë

Për shekuj me radhë, udhëheqësit shpirtëror dhe filozofët e kanë parë bujarinë si çelësin e lumturisë. “Nuk ka stërvitje më të mirë për zemrën sesa të zgjasësh dorën dhe të tërheqësh njerëzit,” shkroi John Holmes.

1

Megjithatë, lidhja mes lumturisë dhe bujarisë nuk është më thjesht një teori. Një studim i Universitetit të Cyrihut ofron prova shkencore se sjellja bujare mund t’ju japë një jetë më të lumtur.

Në studimin, e kryer nga Ernst Fehr dhe Philippe Tobler në bashkëpunim me një ekip hulumtuesish ndërkombëtarë, 50 pjesëmarrësve iu premtuan shuma të ndryshme parash që do të merrnin në të ardhmen e afërt. Njëri grup pranoi t’i mbanin për vete paratë, ndërkohë që të tjerët zgjodhën t’i kalonin ato tek të tjerët.

Ndërsa subjektet studimore bënë vendimet e tyre, Fehr dhe Tobler studiuan veprimtarinë në tre pjesë të trurit – striatumin e barkut (që kontrollon lumturinë), kryqëzimin temporoparietal (i cili përpunon bujarinë), dhe korteksin orbitofrontal (i cili rregullon procesin e vendimmarrjes).

Fushat e trurit të lidhura me bujarinë dhe lumturinë ndërvepronin më intensivisht në ata që zgjodhën t’u japin paratë të tjerëve. Dhe ky rezultat ishte i qëndrueshëm, pavarësisht nga shuma e parave që po jepnin. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ky aktivitet është intensifikuar me vetëm premtimin për dhënien e parave – jo vetë aktin. Megjithatë, ata që kaluan në aktin bujar gjithashtu ndjeheshin më të lumtur më pas.

Studimi tregon se bujaria është me të vërtetë e mjaftueshme për të rritur lumturinë personale dhe se bujaria nuk duhet të kufizohet në martirizimin për të qenë efektiv. Ndihma për të tjerët, në çfarëdo mënyre që mundemi, është e mjaftueshme për të na udhëhequr drejt një të nesërme të ndritshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top