Mirëqenie

December 6, 2017 | 11:08

Spirulina për infeksionet dhe shëndetin mendor

Ky antioksidant natyral dhe jashtëzakonisht i fuqishëm mund të mbrojë trurin dhe trupin.

1

Spirulina është një emër shumë tërheqës për biomasën e algave të ngrënshme blu-jeshile, që formojnë një shtrojë jeshile të hollë në sipërfaqen e ujit të ndenjur, që zakonisht njihet si llum i pellgjeve. Spirulina është zakonisht në shtëpi me dy lloje të algave: Arthrospira platensis dhe Arthrospira maxima.

Pse duhet ta hani? Spirulina është një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve dhe i anti-inflamatorëve shumë të fuqishëm që mund të sjellin përfitime për shëndetin e trurit gjatë tërë jetëgjatësisë.

Një studim i kohëve të fundit (Nutritional Neuroscience 2018, 21:59) hulumtoi nëse ishte e mundur të trajtoheshin infeksione të rënda me një dietë të pasuruar me Spirulinë. Infeksioni i rëndë dhe inflamacioni i trurit mund të shkaktojnë ndryshime afatgjata në zhvillim për shkak të stresit oksidativ. Një dietë e pasur me Spirulinë uli nivelin e inflamacionit të trurit dhe siguroi një mbrojtje antioksidante për trurin në zhvillim. 

Në anën tjetër të jetëgjatësisë, inflamacioni i trurit që zhvillohet me plakjen normale nuk kuptohet mirë dhe zakonisht është sfidues për t’u trajtuar. Inflamacioni i trurit që shoqërohet me plakjen normale mund të iniciohet nga shumë faktorë, duke përfshirë obezitetin, dietën e dobët, traumën e trurit, diabetin ose proteinat mutante. Ekspozimi afatgjatë i neuroneve në inflamacion dëmton funksionin normal kognitiv dhe parandalon që truri të krijojë kujtime të reja. Përveç kësaj, disa neurone janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj pasojave të inflamacionit të trurit dhe stresit oksidativ. Një nga grupet më të rrezikuara të neuroneve prodhon neurotransmetues dopamin; vdekja e këtyre neuroneve dopamin është e lidhur me sëmundjen e Parkinsonit. Kështu, ka interes të konsiderueshëm për të gjetur mënyra për të ulur efektivisht inflamimin e trurit në mënyrë që të parandalojë ose ngadalësojë fillimin e simptomave të sëmundjes së Parkinsonit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top