FB

January 8, 2022 | 8:24

Smogu shkakton iktus dhe infarkt

Ndotja shton rrezikun e infarktit dhe të iktusit. Ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Tel Avivit. Njerëzit kardiopatikë që jetojnë në zona shumë të ndotura shfaqin 43% më shumë mundësi që të kalojnë një infarkt të dytë dhe 46% që të kalojnë një iktus.

Sipas studiuesve kjo gjë ndodh për shkak të një refleksi të sistemit kardiovaskular në kontakt me mikro-agjentët ndotës që janë në ajër, të cilët mund të ndikojnë në ritmin kardiak.

Studimi ka analizuar 1120 pacientë të shtruar në spital nga infarkti dhe ekzaminuan 21 stacione monitorimi në ajër në zonat ku ata banonin. Rezultati ishte mjaft i dukshëm, ndotja e lartë dëmton zemrën.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top