Këshilla & Arsye

August 29, 2020 | 8:12

Smoothie diuretik që ju ndihmon të largoni yndyrën e tepërt për një javë

Dëshironi të humbni peshë, të flini më mirë dhe të merrni shumë vitamina? Provoni një smoothie të këndshëm të pjeprit. Pjepri është një frut i shijshëm freskues sezonal.

Më poshtë ju sugjerojmë një recetë që ju ndihmon të humbni peshë pak më shpejt.

Pjepri shndërron yndyrën në energji. Është i pasur me Vitaminë C, një substancë thelbësore që ndihmon trupin tonë të shndërrojë yndyrën në energji për ta shpenzuar në aktivitetet tona të përditshme fizike dhe mendore.

Vitamina C është gjithashtu e dobishme kur bëhet fjalë për përshpejtimin e metabolizmit dhe për këtë arsye humbni peshë më shpejt (padyshim jo vetëm, por me ndihmën e një diete të moderuar të humbjes së peshës).

Smoothie diuretik për të hequr qafe yndyrën e tepërt në një javë

Smoothie me pjepër, portokall dhe nenexhik që ofrojmë më poshtë nuk është vetëm i shijshëm dhe freskues, por edhe një diuretik i shkëlqyeshëm dhe është shumë i dobishëm për hidratimin e trupit. Ndër të tjera, ai siguron elektrolitet thelbësorë për funksionimin e duhur të membranave tona qelizore, që përkthehet në një efikasitet më të mirë të sistemit kur bëhet fjalë për kullimin e lëngjeve të tepërta, të cilat zakonisht shkaktojnë ënjtje të pakëndshme sidomos në këmbë.

Por jo vetëm kaq: substancat e përfshira në këtë smoothie, veçanërisht vitaminat dhe kripërat minerale, kontribuojnë në lehtësimin e gjendjeve inflamatore. Antioksidantët që gjenden në pjepër, luftojnë radikalet e lira para se të shkaktojnë inflamacion. Një dietë e pasur me pjepër – dhe fruta dhe perime në përgjithësi – mund të zvogëlojë në mënyrë efektive inflamacionin kronik, i cili shpesh është i lidhur me sëmundje serioze, të tilla si mbipesha dhe diabeti.

Për të përgatitur këtë smoothie të mrekullueshëm, duhet të përzieni tre pjesë të mëdha pjepri me lëngun e gjysmës së një portokalli ( ose limon për shije) dhe tre ose katër gjethe nenexhiku të freskët. Është mirë që këtë pije ta konsumoni esëll.

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top