“Blue Monday” ose “Hëna blu” është cilësuar si dita më e keqe dhe më trishtuar e vitit. Ajo është e hëna e tretë e muajt të parë të vitit, ku sipas llogaritjeve të ekspertëve është dita kur trishtimi arrin kulmin e tij.
Ishte psikologu Cliff Arnall, i cili përmes një ekuacioni të zhvilluar gati një dekadë më parë, cilësoi se trishtimi arrin kulmin në këtë ditë pasi: është koha kur euforia për festat e fund vitit zhduket, ka mungesë parash për shkak të shpenzimeve të bëra më parë dhe së fundmi kupton se është një vit i gjatë përpara për t’u përballuar.
Këtë vit “Blue Monday” përkon me datën 15 janar. Prandaj për ta kaluar sa më mirë psikologët japin këto 10 këshilla:
1-Listoni tre gjëra pozitive që ju ndodhin çdo ditë, si mënyrë për të reduktuar stresin.
2-Jini të sjellshëm, pasi ndihmon në shëndetin mendor dhe redukton madje dhe dhimbjet fizike.
3-Bëni gjumin që ëndërroni, pasi lidhet tërësisht me sistemin tuaj shëndetësor si edhe peshën trupore.
4-Dobësohuni në mënyrë të shëndetshme, pa hequr dorë tërësisht nga ushqimet e preferuara.
5-Merrni Vitamin D duke shijuar rrezet e diellit, pasi lidhet tërësisht me gjendjen e humorit dhe depresionin.
6-Dilni sa më shumë, pasi ndikon në përmirësimin e humorit, reduktimin e ankthit dhe depresionit.
7-Vendosni një qëllim që doni të arrini këtë vit dhe përpiquni ta realizoni.
8-Përpiquni t’i thoni vetes se është një vit i ri dhe do të sjell pafund mundësi, duke mos përsëritur mendimet negative.
9-Merrni ushqimet e duhura që ju dhurojnë energji, si perimet, orizi, makaronat apo frutat e thata.
10-Planifikoni ta mbyllni vitin me sa më shumë të ardhura të shtuara në llogarinë tuaj bankare.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.