Në fokus

August 12, 2017 | 9:00

Sot Dita Ndërkombëtare e Rinisë, të rriturit të inkurajojnë idetë e të rinjve

Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, me qëllim të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për përmirësimin e shoqërisë globale. Po ashtu, kjo ditë ka për synim edhe promovimin e mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave rinia do të angazhohej në mënyrë aktive në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetet e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

dita-e-te-rinjve

Në një material studimor të vitit 2013 nga Instituti i Shëndetit Publik, duket se të njëjtat të dhëna janë reale me situatën aktuale.

Të rinjtë janë burim i paçmueshëm për çdo komunitet. Perspektiva e tyre unike, njohuritë, eksperienca, i sjellin diversitet dhe pasuri projektit komunitar. Në vendin tonë pjesa më e madhe e popullatës janë të rinj dhe si të tillë ato  janë fuqia dhe roli kryesor për zhvillimin e shoqërisë, duke qenë dhe pjesa më aktive e popullatës tonë.

Cilat probleme shqetësojnë më shumë rininë në ditët e sotme?

1.Problemet kryesore vijnë nga abuzimi me substancat, të cilat

çojnë në dëmtime të rënda si shëndetësore ashtu dhe psikologjike. Kështu sipas ESPAD (Studimi europian për përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera midis të rinjve në Shqipëri) rezulton se:

  • Më shumë se një e treta (39.7%) kanë konsumuar të paktën një herë në jetë duhan, rreth 5.1% kanë konsumuar më shumë se 40 cigare gjatë jetës së tyre. Më tepër djem se vajza raportojnë të kenë konsumuar cigare.
  • Pothuajse tre të katërtat (72.4%) e të pyeturve kanë provuar një ose më shumë pije alkoolike gjatë jetës së tyre, rreth 7.8% e të pyeturve kenë përdorur pije alkoolike në më shumë se 40 raste gjatë jetës së tyre. Më shumë djem se vajza raportuan të kenë konsumuar alkool. Konsumimi i alkoolit nga të rinjtë lidhet pashmangshmërisht edhe me numrin e lartë të aksidenteve që ndodhin në vendin tonë.
  • Lidhur me përdorimin e marihuanës (kanabis) 4.4% e të pyeturve raportuan ta kenë përdorur atë të paktën një herë në jetë.
  • Rreth 13.5% e të pyeturve raportuan të kishin provuar minimalisht një herë gjatë jetës një lloj droge të paligjshme (përfshirë marihuana, sedativë pa recetë mjekësore dhe alkool të kombinuar me pilula)

2.Sjelljet seksuale të të rinjve mund të çojnë në probleme të  mëdha shëndetësore kur ato kryen në kushte të pambrojtura.

Përdorimi  i  kondomëve si masë mbrojtëse mes të rinjve pavarësisht se është bërë një punë e madhe informuese nga  organet kompetente ende nuk është në ato nivele që pritet.

Problemet me SIDA-n dhe të tjera SST (sëmundje  seksualisht  të transmetueshme) pavarësisht se në nivele të ulëta e prekin këtë grup popullate.

3.Të tjera probleme lidhen me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik tek të rinjtë. Mobilizimi i të rinjve si rruga më e mirë për të marrë më të mirën prej tyre. Çelësi për të mobilizuar të rinjtë është të gjesh çështje që ata interesohen dhe për të cilat ja vlen që ata të shpenzojnë kohën dhe energjitë e tyre. Të rinjtë kanë  më pak mundësi të duan të jenë pjesë e diçkaje që i fajëson dhe    shkakton përgjegjësinë vetëm mbi shpatullat e tyre. Të rriturit duhet të mësojnë se si të jenë bashkëpunëtorë-mbështetës, duke i udhëzuar dhe duke punuar paralelisht me të rinjtë. Pjesëmarrja e të rinjve është themelore.

Çelësi për të mobilizuar të rinjtë që të kontribuojnë kohën e tyre, talentin dhe energjinë për projektin tuaj qëndron në lehtësimin e suksesshëm të pjesëmarrjes së të rinjve.

Idetë e të rinjve janë supreme. Të rriturit duhet të mësojnë se si të zhvillojnë dhe të inkurajojnë idetë e të rinjve. Kultura jonë, e shtyrë nga sistemi arsimor dhe media shpesh i trajton të rinjtë si marres pasiv të informacioni dhe jo si pjesëmarrës aktiv në jetën e komunitetit. Pengesa më e madhe për pjesëmarrjen e të rinjve janë të rriturit, ata mund të ndajnë fuqinë me të rinjtë, të promovojnë zëra të rinj në shoqëri. Marrëdhënia të rritur-të rinj dhe projektet janë më të pirur për sukses kur të rinjtë njihen si  burime dhe u jepen role lidershipi si organizues, planifikues, avokate dhe edukatore.

Marketing: [email protected] Cel: 068 20 548 46 / Tel: + 355 4 2 403 207 / [email protected]

Copyright © 2016 Revista Psikologjia.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com