Në fokus

August 12, 2017 | 8:49

Psikologe Anxhela Peza: Shfryrja në rrjetet sociale, nevojë për vetëvlerësim

Nga Orjona Tresa

Ndërveprimi në masë përmes rrjeteve sociale, duket se ia ka zgjidhur fare gjuhën shumicës së shqiptarëve. Me një lloj shfrenimi deri në ekzagjerim të fjalorit, ata e shohin më të udhës të jenë aktivë me statuset e tyre sesa me qëndrime reale. Ky lloj fenomeni, për të dhënë mend për çdo gjë, për të sharë dhe fyer pa “doganë”,  e ka dhe një të mirë nga pas. Ndonëse me ngarkesë jo pozitive për fjalët që përdoren, të paktën emocionalisht u lejon atyre të zhbëjnë frustrimin nga përditshmëria, e për pasojë një lloj ç’tensionimi që natyrshëm për psikologët njihet si nevoja për vetëvlerësim. Për këtë temë, psikologia e njohur Anxhela Peza, i referohet në këtë mënyrë shpjegimit të saj:

 

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Sa ndihmon në ç’tensionimin emocional, shfryrja në rrjete sociale e masës?

Psikologjia e njeriut me rrjetet sociale është mjaft e fortë, e si rrjedhojë mbetet dhe e komplikuar në shtjellim.  Disa prej fletëve të jetës i kemi dhe në postimet tona të përditshme. Kur ne jemi hasur me ndonjë problem, apo prapaskenë e kontradikta. Një ndër shfryrjet e njeriut është dhe statusi për ta ndarë me të gjithë duke marrë mendime të ndryshme.

Sa ndikon frustrimi i brendshëm në kapërcimin e pengesave përmes njësive teknologjike, smartphoneve, etj?

Në shumicën e rasteve qëllon të kesh miq mbështetës në koment. Dhe të gjithë ata që ke në rrjetet sociale ti i ke të afërm, kolegë, shokët e tu. Vlen për t’u thënë se ka raste përjashtuese, kur dikush mund të shkruajë se e ka gabim, ose nuk është në rrugën e drejtë apo dhe rastet sulmuese kur ofendohesh, keqkuptohesh, etj, etj. Dhe këto konflikte agravojnë më shumë. Në kapërcimin e frustrimit apo asaj ndjesisë shqetësuese, nuk mendoj se zgjidh gjë. Çdo gjë e lexuar subjektivisht dhe njeh vetëm një anë, nuk qëndron si ndihmë konkrete.

okJanë femrat më “të mbushura” emocionalisht apo qëndrojnë njësoj në raport me meshkujt?

Do cilësoja njësoj, pavarësisht se si shprehet ndjesia mërzisë. Gjithmonë është thënë se femrat janë më emotive, romantike dhe tregon më shumë. Por në të njëjtën kohë do thoja për meshkujt se janë më sulmues, më të drejtpërdrejtë dhe të guximshëm në reagimet e tyre. Tanimë vëmendja e marrë prej rrjeteve sociale ndikon në vetëvlerësimin e njeriut. Dhe aty matet me aprovimin e shfryrjeve, refuzimeve apo indiferencës. Llojet e statuseve të ankesave, sharjeve, kritikave, bëhen dhe në shenjë hakmarrje për t’i mbërritur dikujt në vesh dhe gjithashtu për të marrë një “të drejtë” virtuale të merituar ose jo.

Marketing: [email protected] Cel: 068 20 548 46 / Tel: + 355 4 2 403 207 / [email protected]

Copyright © 2016 Revista Psikologjia.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com