Editorial

March 26, 2021 | 8:30

Sot duhet të jetojmë në emër të jetës dhe me besimin se ia DOLËM!

 

 

Covid-19 na hapi plagë! Thonë plaga do kohë të shërohet, dhe durim! Ndonjëherë ndihemi sikur jemi në fund të oqeanit dhe kemi frikë të dalim në sipërfaqe! Ndonjëherë kemi frikë jo vetëm nga izolimi i Covid-19, por edhe nga hekurat që i kemi vënë shpirtit. Kemi frikë se nesër nuk do të jetë njësoj bota!

donila

 

PhD Donila Pipa

 

Po vallë, a do të mund të ecim me ritmin e ri? Vallë a do të mbijetojmë? Po sikur…

Plaga dhëmb, plagët mezi shërohen, por prapë pas furtunave del edhe ylberi. Do të qeshim dhe duam përsëri jetën, pavarësisht se shpirtin e kemi të plagosur!

A do të jetë bota njësoj pas Covid-19?

Po kalojmë një luftë, dhe m’u kujtuan vizionarët e Bashkimit Europian të sotëm, Jean Monnet, Robert Schuman, vizioni që patën pas Luftës së Dytë Botërore, ku bota ishte e shkatërruar, e rrënuar dhe pa besim. Por ja, Europa ia doli, pasi besoi tek vizioni, e ardhmja, vetëm duke qenë shtetet bashkë. “Evropa nuk do të krijohet menjëherë ose sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet me anë të arritjeve konkrete, të cilat në radhë të parë do të krijojnë një solidaritet de facto”.

0

Sot, në vitin 2021, shtetet po mundohen  së bashku të luftojnë Covid-in, duke nisur nisma për kërkim shkencor, nisma për të pasur direktiva që detyrojnë punëdhënësit të kenë transparentë për paga që në momentin e rekrutimit, ndarjen dhe dhënien e pagave të standardizuara të saj sipas kategorive apo dhe   lidhjen e kontratave kolektive për t’u mbrojtur punonjësit në një treg të brendshëm.

Këto nisma e bëjnë botën më afër, dhe për fat të keq duhet të shkundeshim nga tërmeti, nga Covid-i, një luftë e heshtur, për të kuptuar vlerën e shëndetit, jetën, të fondeve të caktuara për to dhe për të rritur më shumë vlerën e njeriut si qenie njerëzore!

Sot, duhet të mendojmë që vlera më e madhe është JETA, dinjiteti, puna e çdo individi që nga mjekët, mësuesit, policët, organet dhe organizmat vendimmarrëse, të cilat u bënë një në emër të luftës kundër virusit të padukshëm, Covid-it, solidaritetit njerëzor!

Sot në një botë globale, Covid-19 na tregoi që, asnjë barrierë dhe asnjë kufi, asnjë njeri i pasur apo i varfër, nuk mund të mos kalojë sfida, ndonjëherë dhe sfida fatale, por së bashku në emër të njerëzimit mund t’ia dalim! Rritja e mirëqenies dhe standardet e çdo populli do të zbusin zemrat dhe sjelljet e njerëzve!

Sot duhet të jetojmë në emër të jetës dhe me besimin se ia DOLËM!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top