Pika referimi

November 4, 2015 | 9:13

Sot kam prerë vetëm gërshërët

eljan taniniNga: Eljan Tanini

Unë tek gjërat. Ora e fëmijërisë. A e dini sa nuk jetojnë njerëzit? Se ne hidhemi për të mbetur aq pika sa kemi vënë në fund të fjalive gjatë jetës. Ende pa e ditur pse binte pika me shi kur drita bëhej gri dhe pallati i kuq, isha hapja e gojëve që mburreshin se kush pinte – kapte – numëronte më shumë shshshiiii. Më dilej me çadër që s’kishte pse hapej. Desha të kërcisja për pellgjet, ndërsa tani pyes çfarë janë këto kohëra nën shi kur një bisedë për vlerat është thuajse krim! Janë kohë të zymta ku vlerë kanë vetëm letrat me vlerë. Dola nga jashtë. Takova Hanën, kishte këpucët e pakveshura të një viti më parë. Tani fqinjëve po u shkarkoj shkarkuesin në banjë, po më flet turqisht. Nuk është as alla turka! I kam dashur gjithmonë që gjërat të bëjnë dashuri, të më bëjnë dashuri. Kam zhgënjyer, kam fyer edhe të tjerët brenda meje. Unë kafsha sintetike ndoshta jam nga ata që shaj të bëhen së prapthi, sepse jetojmë epokën kur disa idiotë qeverisin heshtjen. Po mësoj asgjë, më erdhi rrëqethje fertiliteti. Edhe për sa duhet të flas për vepra komode?! Me përjashtim të ngjizjes, çdo vepër tjetër kërkon terren të vështirë. I shoh. Unë i lëviz retë e thinjura. Se po mos t’i shihja unë, ato nuk do lëviznin. Kur më mbarojnë fjalët, bëj foto, bëhem foto. Më në fund, po më ikën koha e daljes së krahasimeve me si. Toka lëviz vetëm kur unë eci mbi të. As vdekja nuk ka qenë kurrë, bëhet vetëm një fillim për atje që nuk ekziston. Perënditë ca zotëronjësa që më qajnë nga lart. Një pikë më bie nga sipër. Jam i dënuar që urinën e zotave ta quaj shiun tim. Po kur unë qaj, sa dhe si e quan milingona lotin tim?! Apo mos vallë urinën e merr për lot?! Deri sa të kërkoj se kush janë perënditë e perëndive, nuk e gjej dot. Numërim i shiut nga vrima e miut, paska edhe trishtim sa ai kur e shoh lirinë që bëhet më e lirë me zogjtë që ushqehen në kazanët e plehrave me njerëzinë. Sot kam prerë vetëm gërshërët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top