FB

July 6, 2022 | 11:55

Sot RIEDUKIM, nesër internim!

Gazetari! Sa shumë më joshte kjo fjalë dikur. Po, dikur!

Nga Katerina Isufaj

Gazetari! Sa shumë më joshte kjo fjalë dikur. Po, dikur! Mendoja se liria e shprehjes, raportimi i paanshëm, objektiviteti, e drejta e audiencës për informacion…, nuk ishin pjesë vetëm e leksioneve të shumta (ato të famshme leksione), ishin ajo çfarë do të përballesha jashtë dyerve të një fakulteti. Dhe, ashtu në ekstazë dhe ëndërrimtare për t’i shërbyer publikut tim, dola jashtë duke marrë me vete botën gazetareske me të cilën do të luftoja për më tej.

Eca, u pengova dhe…RASHË! U tremba, u tmerrova…, ku po shkoja? Vendi që unë e mendoja demokraci, ishte një diktaturë. Profesioni që unë e mendoja gazetari, ishte politikë. Ajo që quhej liri e shprehjes për gazetarin, ishte kthyer tashmë në RIEDUKIM!…

Po i bëj ballë qëndrimeve, ndryshimeve, nënshtrimeve dhe plagjiaturave që po shoh përditë. Po rezistoj për të mos u bërë pjesë e një turme të joshur nga injoranca. Sa paradoksale! Ku endet vallë dashuria e profesionit, ku janë rrënjosur lajmet autentike, shkrimet e vërteta për një audiencë të vërtetë?! Mesa duket, çdo gjë është në simbiozë me njëra-tjetrën. Çdo palë po përfiton kaq mirë nga tjetra palë, e kujt t’ia hedhësh fajin? Faji mbetet jetim gjithmonë!

Ndonjëherë, fjalët e shumta të mbysin në realitet, prandaj po ndalem këtu…

Do të vazhdoj të ngrihem dalëngadalë, por e frikësuar jam se ndonjë rrymë diktature do të më fundosë përsëri, ndoshta për të mos u ngritur më, të paktën këtu, në këtë vend!  Sot riedukim, nesër internim!

Po largohem, më duhet të bëj detyrën time si gazetare, TANI!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top