Mirëqenie

July 30, 2018 | 10:45

Sporti në verë largon stresin dhe kilogramët e tepërt

Vera na fton të qëndrojmë shumë kohë jashtë dhe kjo është mënyra më e mirë për të shëruar trupin dhe mendjen tonë. Në fund të fundit veprimtaria fizike ul stresin dhe kthen buzëqeshjen.

“Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë”.

Mos harroni aktiviteti duhet të jetë i rregullt dhe të përfshiheni me kënaqësi. Kjo nuk është një risi, por edhe studiuesit garantojnë se sporti ka shumë efekte të dobishme qoftë në nivelin fizik, emocional por edhe psikologjik.

Në të vërtetë, gjatë aktivitetit fizik truri çliron endorfinë, mënyra më e mirë për të luftuar ankthin dhe stresin, për të dhënë një humor të mirë dhe për të vepruar si stimulues imuniteti. Për më tepër, mund të luftojë edhe depresionin.

Gjatë aktivitetit fizik muskujt theksohen, fryma bëhet më e thellë dhe e përshpejtuar: kjo falë efekteve të lëvizjes, sepse qarkullimi i gjakut përmirësohet.

Avantazhi më i rëndësishëm është se sporti na largon mendjen nga problemet dhe stresi i ditës, si dhe na lejon që të mbajmë nën kontroll zemërimin dhe tensionin.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top