Thënie

November 25, 2017 | 8:15

Stefan Cvajg: Libri…

1

“…Të gjitha,ose thuajse të gjitha, lëvizjet në sferën intelektuale janë të lidhura me librin, forma e shfaqjes së jetës shpirtërore të njerëzimit, që lartësohet mbi jetën materiale. Atë që ne e quajmë kulturë, nuk do t’i kishte arritjet që ka pa librin.

Për ne, banorët e mbretërisë së lashtë të shkrimit, leximi është bërë thuajse funksion muskular, është veprim thuajse automatik, kurse libri, ky bashkëudhetar i yni që nga klasa e parë e shkollës, na është i pandashëm; është shumë i rëndësishëm, na është bërë aq organik, saqë pa qenë thuajse aspak të vetëdijshëm, e marrim në dorë të shkujdesur, pa kurrfarë drithërime, ashtu siç marrim xhaketën, dorezat apo cigaren, siç marrim cdo prodhim të përdorimit masiv. Prania e përhershme e thesarit bën që të venitet respekti për të. Vetëm në çaste krijmtarie, në çaste nevoje të ngutshme, libri shndërrohet në thesar që s’ka të çmuar, në objekt cudibërës. Vetëm në çaste krijmtarie intensive, vetëm kur zihemi në mendime të çdo lloji, arrijmë ta kuptojmë dhe ta çmojmë veprimtarinë e tij fisnike, forcën e tij magjike, jetëdhënëse. Dhe sot ne, bijtë e shekullit të ri, as që mund ta mendojmë botën tonë të brendshme pa praninë çudibërse të librit…./Mbi Libra nga Agim Baçi dhe Blendi Salaj

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top